Sonte në mesnatë skadon afati për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi

Sonte në mesnatë skadon afati që i është lënë të mandatuarit, Miodrag Lekiçit për të tentuar formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, raporton EN.

Nga ana tjetër, nuk ka asnjë mundësi që në krye të ekzekutivit të mbetet mazhoranca e nevojshme për kryeministrin ende në detyrë, Dritan Abazovic, shkruan Euronews Serbia.

Abazoviçit i mungon një votë dhe lideri i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Daniloviç, shprehet qartë se nuk do ta mbështesë një qeveri të tillë.

Zgjidhja e vetme është që Lekiç t’ia kthejë mandatin presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, të cilin do ta shfrytëzojë për të shpërndarë Kuvendin dhe për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Mazhorancës në pushtet po i mbaron koha dhe mbetet për t’u parë nëse sot partia URA dhe Daniloviç do të dorëzohen apo Mali i Zi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button