RMV, nxënës të shkollave të mesme të premten do të protestojnë para MASh-it, u bënë thirrje studentëve për veprim të përbashket

Organizata për dialog dhe afirmim të shkollave të mesme (ODAShM) ka paralajmëruar protestë para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të premten. ODAShM u drejtoi ftesë studentëve që t’i bashkohen protestës të premten për të përmirësuar bashkërisht kushtet në sistemin arsimor, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh problematikat aktuale që kanë të bëjnë me standardet e shkollave të mesme dhe të studentëve, maturën shtetërore, ushqimet e subvencionuara të studentëve etj., ftojmë studentët të na bashkohen në protestën e së premtes në orën 12:30 para Ministrisë së Arsimit për të arritur së bashku përmirësim të sistemit arsimor”, thonë ata nga ODAShM.

Ata shtojnë se gjatë viteve të fundit, si pjesëmarrës në sistemin arsimor, janë përballur me një sërë sfidash për të cilat ia vlen të diskutohen dhe të lobohet te autoritetet kompetente.

ODAShM njoftoi se do t’i dërgojë kërkesë Kuvendit dhe Qeverisë për lehtësimin e dhënies së maturës shtetërore për gjeneratën e këtij viti – ose të shkurtohe vëllimin e materialit ose të zvogëlohet numri i provimeve të interne.

Nga atje thonë se si organizatë synojnë që fillimisht gjërat të zgjidhen me diskutim dhe vetëm atëherë do të pasonin masa më radikale. Ata kërkojnë uljen e sasisë së materialit për dhënien e provimit të maturës ose shkurtimin e një lëndëve interne. Sipas tyre, kjo është për shkak të dy faktorëve më të mëdhenj në katër vitet e fundit krizës së koronës dhe një viti e gjysmë të mësimdhënies online dhe kërcënimeve me bomba. ODAShM thotë se maturantët janë brezi më i dëmtuar pasi deri më tani nuk kanë pasur një vit të plotë shkollor të pandërprerë.

Nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut thonë se për momentin Kuvendi i Përgjithshëm i UNShM-së nuk ka marrë vendim për këtë çështje dhe se duhet të merren parasysh të gjitha aspektet.

“Nuk është vetëm çështja se çfarë do të dëshironte një grup nxënësish të shkollave të mesme, por të gjithë duhet të merren parasysh, sepse ka interesa të shumta të nxënësve që janë në konflikt – ata që duan të regjistrohen jashtë vendit, ata që duan të regjistrohen në studime këtu, ata që as duan të regjistrohen në fakultet. Pra, problemi rreth provimit të maturës shtetërore është i shumëanshëm dhe ka shumë aspekte që duhen hetuar”, thotë Luka Paviçeviq, kryetar i Uninonit të nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dje tha se javën e ardhshme do të shqyrtohet kërkesa e maturantëve për uljen e materialit për dhënien e provimit të maturës shtetërore.

Ministri Jeton Shaqiri tha se do të ketë takim me Qendrën Shtetërore të Provimeve (QShP) si institucion që përgatit të gjitha fazat për realizimin e provimit të maturës shtetërore për të parë mënyrën se si duhet të realizohet. Ai shtoi se në mbledhje duhet të shqyrtohen edhe rregulloret ligjore, përkatësisht çfarë lejon ligji të ndryshohet në këtë moment në lidhje me kërkesën e maturantëve, duke qenë se tashmë janë caktuar provimet e maturës shtetërore.

Sipas zgjidhjes aktuale maturantët hyjnë në provim në dy lëndë të eksterne dhe dy interne dhe një detyrë projektuese. Testimi pas provimit të parë ekstern – gjuhë amtare (maqedonase, shqipe ose turke) dhe letërsi është caktuar për datën 27 maj dhe më 10 qershor, sipas kalendarit të Qendrës Shtetërore të Provimeve, duhet të japin provimin e dytë ekstern –  zgjedhje midis lëndëve matematikë, gjuhë angleze, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, filozofi ose estetikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button