Suedia po rrit fondet e saj për bashkëpunim me reforma me Maqedoninë e Veriut me 20 për qind

Këtë vit Suedia po rrit fondet e saj për bashkëpunimin në reforma me Maqedoninë e Veriut me 20 për qind, deri në 80 milionë SEK (rreth 7 milionë euro) për vitin 2023, aq sa lejojnë kapacitetet absorbuese lokale. Kjo e bën Suedinë një nga donatorët më të mëdhenj midis shteteve anëtare të BE-së, transmeton Portalb.mk.

Bashkëpunimi reformues i Suedisë me Maqedoninë e Veriut është pjesë e një strategjie të reformës rajonale për vitet 2021-2027 për bashkëpunimin zhvillimor në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Pika fillestare e këtij bashkëpunimi është të ndihmojë në lidhje më të ngushta ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, dhe të plotësojë aktivitetet e BE-së të cilat fokusohen në reformat themelore.

Aktivitetet e financuara në këtë strategji ndihmojnë autoritetet vendore në përpjekjet e tyre për reforma të brendshme dhe mbështesin shoqërinë civile përderisa vendi ecën përpara në procesin e tij të integrimit në BE.

“Suedia po rrit ndjeshëm mbështetjen për Maqedoninë e Veriut për ta ndihmuar atë të ecë përpara në procesin e saj të integrimit në BE, veçanërisht për të forcuar zhvillimin demokratik dhe gjithëpërfshirës. Rritja e konsiderueshme e fondeve për Maqedoninë e Veriut është një reflektim i përkushtimit të Suedisë për vendin që Maqedonia e Veriut duhet të ketë në familjen e BE-së. Suedia po realizon punën e vet, dhe këtë e bën së bashku me shoqërinë civile dhe institucionet. Këta aktorë janë ata që duhet të drejtojnë reformat e gjera që nevojiten në rrugën drejt BE-së. Këto reforma do të sjellin përfitime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut jo nga dita e hyrjes së Maqedonisë së Veriut në BE, por nga dita kur ato do të zbatohen”, tha ambasadorja Ami Larsson Jain.

Strategjia ka katër fusha të fokusit (1) të drejtat e njeriut, demokracia, sundimi i ligjit dhe barazia gjinore; (2) shoqëritë paqësore dhe gjithëpërfshirëse; (3) zhvillimi i qëndrueshëm ndaj mjedisit jetësor dhe klimës dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore; dhe (4) zhvillim ekonomik gjithëpërfshirës.

Kjo u bë e ditur në vizitën e ministri të Jashtëm dhe kryesues i OSBE-së Bujar Osmani, ku sot u prit në Stokholm nga ministri i Jashtëm Tobias Billström. Maqedonia e Veriut dhe Suedia kanë marrëdhënie të shkëlqyera të dyanshme dhe këtë vit festojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Suedia është një mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Më tepër informacion mbi strategjinë e reformës suedeze për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, mund të shkarkohen nga strategy-reform-cooperation-western-balkans-and-turkey-2021-27.pdf (government.se)”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button