SIPRI: Evropa armatoset fuqimisht

Importet e armëve në Evropë janë rritur ndjeshëm, raporton Instituti i Studimeve të Paqes me qendër në Stokholm, SIPRI. Eksportuesja kryesore e armëve në botë SHBA forcon pozicionin e saj, Kina bie, transmeton DW.

Bota në tërësi po çarmatoset, Europa po armatoset, madje fuqimisht. Me këtë formulë mund të përmblidhen rezultatet e raportit të fundit SIPRI të Institutit të Stokholmit për Paqen. Instituti suedez merr në shyqrtim dhe krahason tregtinë botërore të armëve në të gjithë botën dhe e furnizon opinionin dhe ekspertët me të dhëna ushtarake.

Sipas studiuesit të SIPRI, Pieter Wezeman në bisedë me Deutsche Wellen tek trendet kryesore të tregtisë së armatimit bën pjesë “rritja e ndjeshme e importit të armëve në shtetet europiane” dhe “shtimi i rolit të SHBA si furnizuese armësh në të gjithë botën”. Në hapësirën kohore më të fundit të marrë në shqyrtim nga vitit 2018-2022 tregtia botërore e amëve ka rënë me 5% krahasuar me periudhën 2013-2017. Ndërkohë importet e armatimit të vendeve europiane nga SHBA janë shtuar me 47%, ato të shteteve të NATO-s madje me 65%. Arsyeja për këtë lidhet me fillimin e luftës në Ukrainë.

Ukraina numri 3 në botë si importuese

Më parë Ukraina nuk luante rol si blerëse e armëve, kjo sepse ish-republika sovjetike prodhonte vetë armë dhe ka pasur ende shumë armë nga koha e Bashkimit Sovjetik. Por nëse vëren shifrat për importimin e armëve në vitin 2022 Ukraina është ngjitur në vendin e tretë në botë si vend importues i armëve.

Ndërsa pesë vendet kryesore exportuese të armatimeve në botë janë SHBA, Rusia, Franca, Kina dhe Gjemania. Në këtë renditje nuk ka ndryshuar asgjë krahasuar me periudhën e mëparshme. Ndryshime ka pasur vetëm tek vende të veçanta. Kështu SHBA, nr.1 në botë për exportet e armëve i ka shtuar me 14% eksportet e armëve, që ndërkohë përfshijnë 40% të eksporteve globale të armëve, ose “transferës globale”, sipas SIPRI që përfshin tregtinë e armëve si edhe ndihmën ushtarake (falas), që luan rol tek mbështetja e Ukrainës. Rritje të madhe si eksportuese armësh shënon edhe Franca, numri 3 në botë për tregtinë e armëve. Sipas SIPRI ndryshime të tilla nuk janë të pazakonta, sepse lidhen herë pas here me porosi të majme në prodhimin e armatimit. Pieter Wezeman shpjegon me këtë edhe rënien e ndjeshme me 35% të biznesit të armatimit të Gjemanisë. “Ndryshimi në eksportin e armatimit nga Franca është i natyrës strukturore. Franca e mbështet fuqishëm industrinë e saj të armatimeve dhe me këtë pati shumë sukses vitin e kaluar.”

Në sy bie edhe rënia e Kinës si eksportuese e armëve, 23%. Eksperti i SIPRI e shpjegon këtë me faktin që “Kina nuk ia ka dalë të futet në disa nga tregjet më të rëndësishme të armatimit, në disa raste thjesht për arsye politike.” Për shembull Kina nuk shet armë tek rivali i saj, India. Sipas Wezeman, Kina nuk ia ka dalë për habi as të mënjanojë konkurrentët nga SHBA dhe Europa në në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Një rënie të ndjeshme të tregtisë së armëve shënon Afrika, 40%. Por sipas ekspertit të SIPRI kjo nuk e bën Afrikën më paqësore. Shifrat e SIPRI “nuk qëndrojnë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me konfliktet në të cilat përdoren armët” në këtë rajon. Rusia e ka shtuar influencën e saj si furnizuese armësh në pjesën e Subsaharës, sidomos në Mali. Më parë Mali ka blerë armatime nga shumë vende, edhe nga Franca e SHBA. Pas puçit ushtarak në vitin 2020 shumë vende perëndimore ishin të rezervuara, ndërkohë që Rusia i shtoi shitjet në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button