Petrovska: Qëllimi i çdo lufte hibride është rënia e qeverive pro-perëndimore

Kur flasim për sulme kibernetike, duhet të flasim hapur dhe të themi se ato janë pjesë e një lufte të madhe hibride që po i ndodh Maqedonisë së Veriut, por edhe shumë të tjerëve, tha ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska mbrëmë në Click Plus në TV 21, transmeton Portalb.mk.

Sipas saj, është e qartë se sulmuesi nuk dëshironne të kemi një Ballkan stabil dhe paqësor.

“Çdo luftë hibride që i ka këto sulme kibernetike si objektiv integral, ka qëllimin e vet. Në shumicën e rasteve, qëllimi i luftërave hibride ose sulmeve kibernetike është të prishin praktikisht jetën shoqërore, gjë që në fakt ndodh kur ka sulme të shpeshta. Gjithnjë e më shumë, kur knaqësia krijohet në një shoqëri, ajo plotësohet me pakënaqësi në një sferë tjetër. Qëllimi është të shkaktohet rënia e qeverive, kryesisht ato që janë të orientuara nga perëndimi”, thotë Petrovska.

Ajo supozon se një pjesë e skenarit pse kjo po ndodh në Maqedoninë e Veriut është pikërisht pjesë e këtij supozimi.

“Po e them përsëri, ky është vetëm një supozim që është pjesë e teorive se çfarë janë kërcënimet hibride dhe kërcënimet kibernetike dhe është një nga mundësitë pse dikush do të fillonte këtë lloj aktiviteti”, theksoi ajo, duke shtuar se flitet për mënyrën më moderne të luftës, pra luftën me mjete jokonvencionale.

Ajo thotë se sulmet kibernetike janë një sfidë serioze sepse janë një lloj kërcënimi dhe fenomeni jokonvencional.

“Institucionet në Maqedoni kanë reaguar menjëherë, që në momentin e parë, veçanërisht MPB-ja, e cila është më e thirrura, përkatësisht ministria apo institucioni më përgjegjës në radhën e parë, dhe i vuri në dispozicion kapacitetet e veta. Kur flasim për sulme kibernetike, duhet të shohim gjithashtu se cili është sfondi i tyre. Së pari është krijimi i një pjese të strategjisë kur dikush dëshiron të bëjë një sulm kibernetik. Ai kishte për qëllim që fillimisht të shkaktonte frikë dhe panik tek popullata, sepse nuk ka rëndësi për askënd nëse një alarm për bombë arrin në adresën e emailit të tyre. Një tjetër është të shihet se sa institucioni ka apo nuk ka kapacitetin për t’iu përgjigjur të gjithëve. Ministria e Punëve të Brendshme pa dallim, duke respektuar rregullat dhe procedurat në atë ministri, ka reaguar për çdo raport të tillë në periudhën e kaluar”, thotë Petrovska.

Petrovska theksoi se është e nevojshme që institucionet të investojnë në potencialin njerëzor, të investojnë mjete financiare për të përmirësuar kapacitetet e institucioneve në fushën e mbrojtjes kibernetike.

“Çdo sfidë me të cilën përballemi është praktikisht një test i gatishmërisë së institucioneve. Duhet investuar seriozisht në ngritjen e kapaciteteve në institucione, si shembull pozitiv e jap Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe shumë institucione të tjera ku realisht po ndërmerren hapa në ngritjen e atyre kapaciteteve”, nënvizoi Petrovska.

ASipas ministres, Maqedonia e Veriut nuk është e ekspozuar ndaj një kërcënimi të drejtpërdrejtë të sigurisë.

Sipas saj, këtë e tregojnë të gjitha analizat dhe shkëmbimet e informacioneve inteligjente që kemi mes institucioneve, por edhe me shërbimet partnere.

Në pyetjen nëse dikush në NATO merret me sulmet në Maqedoni sepse një shtet anëtar është i ekspozuar ndaj sulmeve, Petrovska tha se Aleanca i ndihmon.

“Kur flasim nëse NATO na ndihmon, është mirë të theksojmë se edhe ne jemi NATO. Dhe ne jemi një vend anëtar që kemi përgjegjësinë për të marrë pjesë në krijimin e sigurisë kolektive në tërësi. Sigurisht, ne kemi të drejtë edhe në situatat kur kemi nevojë për çdo lloj mbështetjeje ta kërkojmë nga partnerët tanë. Vendet anëtare nuk e braktisin kurrë njëri-tjetrin. Çështja e sulmeve kibernetike dhe e luftës hibride në përgjithësi është komplekse. Në thelb është një sfidë serioze, jo vetëm për ne, por edhe për shumë vende të tjera anëtare të NATO-s”, shtoi ajo.

Ndryshe, nga 26 tetori i vitit 2022 në RMV disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Krahas shkollave të mesme dhe fillore, ka pasur edhe raportime anonime për bomba të vendosura edhe në institucione dhe qendra tregtare. 

Ekspertët për Portalb.mk vlerësuan se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë,  ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button