Tmerr në Irak, ekzekutohen 1700 ushtarë!

Organizata radikale “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantët”, njoftoi në Twitter se ishte përgjegjëse për masakrën e 1,700 ushtarëve irakianë.

Grupi terrorist ka postuar në Twitter edhe një fotografi të kreut të një polici të Irakut, me përshkrimin “Ky është topi jonë i futbollit, e bërë nga lëkura” #Worldcup.

Një grup i lidhur me al-Kaedën “mburrej” se vranë 1,700 anëtarë të forcave të sigurimit të Irakut, transmeton TetovaSot.

Gjatë kësaj kohe, Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki deklaroi se forcat irakiane filluan me “pastrimin e qytetve nga terroristët”, si kundër përgjigje ndaj estremistëve të cilët në ditët e fundit kanë marrë qytetet irakiane dhe forcat irakiane të sigurimit i sollën para kapitullimit.

“Forcat e sigurisë filluan punën e tyre në pastrimin qyteteve tona nga terroristët”, tha Maliki në një deklaratë, pa detaje se ku dhe kur filloi operacioni

Lajme të ngjashme

Back to top button