RMV, njëra nga kompanitë mbikëqyrëse të Bechtel&Enka prodhon dhe veshje të brendshme

Shuma më e madhe nga 22.3 milionë eurot e parapara për mbikëqyrjen e punimeve në Korridoret 8 dhe 10-D do t’i shkojë kompanive “Elektra Sollushëns” dhe “Evrokonsallting” edhe pse udhëheqëse e grupit të kompanive është firma italiane “IRD Inxhiniering”. Kompania e cila ndodhet në një adresë me kompanitë të cilat ndikuan që të dështojë tenderi i parë për mbikëqyrje “IGH” dhe “Instituti për rrugë” e Sotir Ampov, sipas hulumtimit të emisionit “360 Gradë” do të fitojë kulaçin më të madh ose 44 për qind nga vlera e buxhetit për mbikëqyrje, përfshi këtu edhe kompanitë lokale si mbështetëse. Rreth 40 për qind do t’i fitojë kompania e Branisllav Dimitrijeviqit “Evrokonsallting”. Firmat fituese dhe firmat që nuk arritën të sigurojnë garanci bankare për shkak të bllokimit të parave në bankat ruse, ndodhen në një adresë, raporton Alsat.

Kompania “Elektra Sollushëns” e cila rezulton nën pronësinë e Andon Ampov licencën për mbikëqyrje e mori 12 ditë pas hapjes së tenderit për paraqitjen e mbikëqyrësve. Për këtë arsye sipas opozitës maqedonase Qeveria vazhdoi afatin e paraqitjeve edhe për 8 ditë. Megjithëse kompania hedh poshtë pretendimet.

“Elektra Sollushëns nuk është kompani e sapoformuar për nevoja të tenderit, por është themeluar më 25.10.2002 dhe punon me sukses për 21 vite. Licenca për mbikëqyrje është nxjerr sipas rregullave, në kohë dhe në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore”, thonë nga Elektra Sollushëns.

Por për çfarë aktiviteti ekonomik është e njohur “Elektra Sollushëns”?
Referuar të dhënave të siguruara nga “360gradë”, kjo kompani përvojën më të madhe e ka në prodhimin e veshjeve të brendshme dhe shërbimeve teknologjike, kompjuterike dhe informatike.
Nga marrëveshja 400 faqe e siguruar nga Alsat dëshmohen edhe pagesat marramendëse. Si për shembull 27 mijë euro në muaj për drejtorin e projektit Paolo Arsini, ose 1.3 milion euro paga e përgjithshme për angazhimin e tij gjatë gjithë projektit. 20 mijë euro në muaj për inxhinierët kryesorë, 8-9 mijë euro për inxhinierët mbikëqyrës dhe mbi 5500 euro në muaj për gjeodetët. Nga 81 ekspertë të angazhuar, 5 prej tyre janë të jashtëm. Për 4 prej tyre është caktuar vlera paushall e angazhimit nga 300 mijë euro, përkatësisht shteti do të paguan për angazhimin e tyre 1.2 milion euro.

Më 8 mars u nënshkrua marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10D mes Qeverisë së RMV-së dhe Behtel-Enka. Projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro ose 12 milionë euro për kilometër, i cili duhet të shtrihet nga Tetova deri në Qafathanë dhe do të duhet të përfundojë deri në vitin 2027.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button