Partizani e mori për vete Bunjamin Shabanin

Bunjamin Shabani është zyrtarisht futbollist i Partizanit të Tiranës. Klubi dhe mesfushori 23 vjeçar mga Kumanova, kanë arritur sot marrëveshjen mes tyre. Ish-mesfushori i Shkëndisë së Tetovës është prezantuar sot për mediat në ambientet e klubit.

Që kur te Tirana u kthye trajneri Shpëtim Duro, ka vazhduar interesimi për futbollistët e Shkëndijës, ndërsa sipas të gjitha gjasave edhe një tjetër ish-kuqezi, do të veshë fanellën e Partizanit, e ai është Kërçovari Ardian Cuculi.

Dëshira e trajnerit Shpëtim Duro është që në “armatën” e tij të sjell edhe Mensur Kurtishin. Sulmuesi 28-vjeçar, pëlqehet shuma nga trajneri Duro, i cili e kërkon ta ketë në organikën e skuadrës. Sipas burimeve pranë të kuqve, lojtari i Shkëndijës së Tetovës është shumë pranë arritjes së akordit me “demat”. Sulmuesi Kurtishi ka pasqyruar një formë vërtet të jashtëzakonshme në fazën e dytë ne kampionatin të Maqedonisë, ku në nëntë ndeshje ka arritur të shënojë nëntë gola.

Lojtari u afrua pikërisht nga Duro në janar te ekipi i Shkëndijës. Mesa duket, do të jetë sërish Duro që do të vendosë për destinacionin e tij të ri, ku tashmë ai e kërkon pranë ekipit të Partizanit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button