Rritje e mbështetjes financiare për shujtat e studentëve në Maqedoninë e Veriut, planifikohet në propozim-ligj

Me propozim-ligjin e fundit planifikohet që mbështetja financiare për ushqimin e studentëve në Maqedoninë e Veriut të rritet nga 120 denarë në 140 denarë për ditë, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me marrëveshjen me studentët, është përpunuar edhe vendimi për rritjen e vlerës së subvencioneve për shujtat studentore. Prej 1 prillit të vitit 2023, çdo student-shfrytëzues i shujtës studentore të subvencionuar do të marr nga 140 denarë në ditë”, sqaroi deputetja Sanella Shkrijel.

Ky propozim i dorëzuar në Kuvend pritet të vlejë nga 1 prilli, në rast se votohet nga deputetët. Propozimi gjithashtu planifikon që nga shtatori të vlejnë vetëm kartelat studentore që mundësojnë shfrytëzimin e shujtës vetëm në subjektet e regjistruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button