Për një vit, është rritur për 50 % numri i lejeve për ndërtim në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në muajin janar është regjistruar rritje e lejeve për ndërtim për 50.6 % në krahasim me janarin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit janar të vitit 2023 janë dhënë 390 leje ndërtimi, që është për 50.6 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 7 706 874 000 denarë, që është për 33.6 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që 169 lejet e dhëna janë për ndërtime të larta, ndërsa 90 për rindërtim.

Komunat që kanë dhënë më së shumti leje ndërtimi janë: Ohri (56), Karposhi (46), Kumanova (42), Strumica (26), etj.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë ndërtimit të objekteve të banimit u regjistrua rritje e shpenzimeve mbi 20 %

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button