Përdoruesit e Galaxy S23 raportojnë probleme me kamerën

Samsung është gjendur në një lëmsh të vërtetë me kamerat e smartfonëve kohët e fundit. Vetëm ditën e djeshme u zbulua se fotot e hënës me një smartfon Samsung zakonisht përpunohen përmes inteligjencës artificiale, transmeton PCWorld.al.

Edhe pse ai informacion mund të mos na çudisë shumë prej nesh, përdoruesit e Galaxy S23 janë ankuar së fundi për një turbullim të fotove me modelin bazë dhe Plus.

Sipas përdoruesve në disa forume të ndryshme, fotot e realizuara nga kamera kryesore zakonisht kanë një hapësirë e cila është plotësisht jashtë fokusi. Kushdo me pak njohuri rreth fotografisë mund të thotë se kjo është mënyra sesi funksionon thellësia e fushëpamjes, por problemi siç duket nuk ka fare të bëjë me këtë.

Përdoruesit janë të shqetësuar për turbullimin e fotove në formën e ose të një unaze ose bananeje.

Nga imazhet e mësipërme mund të shikoni turbullimin i cili është i dukshëm. Samsung ende nuk ka komentuar rastet e raportuara nëse është një problem me harduerin apo softuerin.

Duke qenë se ky problem prek vetëm një numër të kufizuar, Samsung mund të kërkojë zëvendësimin e telefonëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button