Edhe pse fitoi mirëbesim, Qeveria bullgare do të jep dorëheqje

Parlamenti i Bullgarisë sot i votoi mirëbesim Qeverisë së koalicionit të qendrës majtiste të kryeministrit bullgar Plamen Oresharski.

Por edhe krahas fitimit të mirëbesimit Qeveria gjatë ditëve në vijim do të jap dorëheqje pasi të dy partitë në koalicionin qeveritar u dakorduan për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme pas rezultateve jo të mira të socialistëve në pushtet në zgjedhjet evropiane.

“Për” qeverinë votuan 114 deputetë, 109 u deklaruan “kundër”, ndërsa një ishte i përmbajtur.

Kjo ishte hera e pestë e votimit të besimit të Qeverisë, e cila para një viti mori mandat katërvjeçar.

Opozita kërkonte t’i votohej mosbesim për shkak të politikës fiskale qeveritare.

Lajme të ngjashme

Back to top button