Dita e Verës në Tiranë dhe Elbasan, aktivitete, festë dhe muzikë, rrugët të mbushura me qytetarë

100 aktivitete të shpërndara në 10 zona janë organizuar të mbahen sot në Tiranë në Ditën e Verës. Ato përfshijnë të gjithë grupmoshat, nga fëmijët deri tek të rriturit. Aktivitetet do të jenë nga më të ndryshmet, do të nisin nga mëngjesi e do të vijojnë deri pas mesnatë, transmeton TCH.

Në sheshin ‘Skënderbej’ do të performojë ansambli i Tiranës dhe ai kombëtar. Do të ketë këngëtarë e Dj, mes tyre edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Enisa.

Sheshi “Nënë Tereza” do të jetë i dedikuar për aktivitetet sportive ku do të luhen futboll, basketboll, tenis e shumë sporte të tjera.
Tek parku i liqenit për fëmijët do të jetë cirku Tiranës, banda e qytetit e do të zhvillohen lojëra argëtuese.

Ndërsa në orët e pasdites do të ketë koncert festiv për të gjitha moshat.

Në mënyrë që këto aktivitete të zhvillohen sa më lirisht, do të ketë bllokim të rrugëve në kryeqytet, që nisin që prej të hënës e vijojnë gjatë ditës së martë.

Sheshi “Nënë Tereza” do të jetë i bllokuar që prej orës 07:00 të ditës së hënë deri në orën 18:00 të datës 14 mars. Edhe në rrugën ‘Ibrahim Rugova” bllokimi nisë që prej të hënës në orën 12:00 dhe do të vijojë deri në orën 23:00 të së martës.

Po ashtu do të jetë i bllokuar prej së martës në 8 të mëngjesit e deri në orën 16:00 Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët që lidhen me të.

Festa e Ditës së Verës ka kulmuar sot edhe  në Elbasan, qytetin e traditës.

Rrugët dhe parqet janë të mbushura me aktivitete të organizuara nga Bashkia e Elbasanit.

Me dhjetëra aktivitete po mbahen, ndërsa fëmijët janë me veshur me kostume.

Festivali i Ballokumes, risi e këtij viti, do të zhvillohet në qendër të qytetit ku të gjithë do të kenë mundësi të provojnë  ballokumet e shijshme të zonjave elbasanase. Ndërkohë ky është panairi i zejeve, i cili sjell traditën e çdo zone, nga Shpati deri në Labinot Mal.

Kjo festë sjell çdo vit në Elbasan qytetarë nga të gjitha zonat e vendit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button