Ministrja e re paralajmëroi hetim për taksat e papaguara prej 153 milionë euro në Minsitrinë e Ekologjisë

Ministrja e re e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ka bërë të ditur se do të hetohet se pse nuk janë paguar 153 milionë euro në buxhetin e Ministrisë nga poseduesit e lejes A-integruese, ndërsa 492 milionë euro janë vjetëruar, transmeton Portalb.mk.

Këtë Shukova e ka theksuar mbrëmë në emisionin “Top Tema” në TV Telma, duke komentuar raportin e Entit Shtetëror të Revizioniznë të cilin vërehet kjo situatë.

“Me raportin e Entit Shtetëror të Revizionit është shënuar një mangësi, po bëjmë përpjekje që ta tejkalojmë që të mos kemi situata të ngjashme në të ardhmen dhe kjo do të thotë që fillimisht do të kontrollojmë të gjitha vendimet e nxjerra, të gjitha ato që duhet të lëshohen, veçanërisht në lidhje me lejet e integruara A. Sa i përket taksave, jemi duke ndërmarrë veprime serioze për vendosjen e një sistemi të kontrollit. Me shumë mundësi do të jetë një zgjidhje softuerike në të cilën do të dimë saktësisht inputin dhe outputin, të bërë dhe të pa bërë, në mënyrë që të dimë se kush punon drejt dhe kush gabon”, tha ministrja.

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, siç tha ajo, është krijuar një grup punues që do t’i ndajë të gjitha kompensimet mjedisore në një vend, do t’i evidentojë dhe do të gjejë një mekanizëm për të kontrolluar nëse kompensimet janë paguar në mënyrë të rregullt në buxhetin qendror.

E pyetur për pasuritë që janë të vjetruara, Shukova tha se si të tilla nuk mund të arkëtohen.

“Është e vjetëruar dhe nuk mund ta tarifoni. Aty ku kemi vonesë dhe ku kemi ende një afat kohor të përshtatshëm për t’i bërë ato do t’i bëjmë zgjidhjet për lejet e integruara”, tha ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndryshe leja e integruar A parashikon që brenda gjashtë muajve nga dhënia e lejes, impianti të krijojë një Sistem për menaxhim me mjedisin jetësor, Program për menaxhim të mjedisit jetësor, Plan për menaxhimin e mbeturinave dhe Program për komunikim që do të sigurojë qasjen e publikut në informacionet që kanë të bëjnë me gjendja e mjedisit, ndërsa brenda 18 muajve edhe Studim për praninë e metaleve të rënda në ujërat nëntokësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button