Rusia me (dez)informata për ushtarin e vrarë që bërtiti “Lavdi Ukrainës” para se të qëllohej

Vrasja e ushtarit me uniformë ukrainase, e cila bëri xhiron e botës përmes rrjeteve sociale dhe mediave masive vetëm falë faktit se ekzekutorët nuk u panë, ambasada ruse në RMV po përpiqet ta paraqesë si një ekzekutim të sajuar të një ushtari rus, por nuk jep asnjë detaj. Në anën tjetër, Ukraina tashmë i jep lavdi Timofey Shadura, shkruan Vërtetmatësi.

Ambasada ruse në Shkup, ndoshta duke vepruar me urdhër të Moskës, ka lëshuar një deklaratë më 06.03.2023 që vë në dyshim origjinën e ushtarit që u qëllua në vijën e frontit në Ukrainë dhe i cili para se të ekzekutohej thirri “Lavdi Ukrainës”. Në njoftim thuhet:

Në internet u shfaq një video në të cilën u qëllua një ushtar me uniformë ushtarake të AFU-së. Ka arsye për të besuar se një ushtar rus i veshur me uniformë ukrainase u qëllua për të dezinformuar publikun ndërkombëtar dhe për të akuzuar Rusinë për krime të supozuara lufte.

Njoftimi u shfaq në rrjetet sociale të përdorura nga Ambasada e Federatës Ruse në RMV dhe ne e transmetojmë nga llogaria e ambasadës në Twitter.

Një pretendim i tillë është informacion me origjinë të dyshimtë të fakteve, prandaj edhe vlerësimi aktual është “jo konsistent”, pra mund të jetë dezinformatë.

Arsyetimi:

Sipas njoftimit të Ambasadës Ruse, ushtari i vrarë me uniformë ukrainase mund të mos jetë ukrainas, por një rus i veshur me uniformë ukrainase. Qëllimi ishte dezinformimi i publikut botëror dhe akuzimi i Rusisë për krime lufte, sepse kundër rregullave ndërkombëtare për zhvillimin e luftës të vendosura në konventat e miratuara nga Rusia, anëtarët e saj ekzekutuan një të burgosur lufte.

Por ka një POR të madhe, sepse në këtë njoftim të Ambasadës nuk përmenden detaje të tjera. Arsyetimi zbret në vetëm: “ka arsye për të besuar se një ushtar rus është qëlluar…”, pa specifikuar asnjë nga arsyet.

Jo vetëm që nuk ka asnjë dyshim për autoritetet zyrtare të Ukrainës, por ata kanë dhënë tashmë emrin e të  dhe se cilës njësi i përket. Sipas Ukrinform më 7 mars, një ditë pasi video u shfaq në rrjetet sociale dhe u raportua edhe nga mediat botërore, ushtari quhej Tymofiy Mykolayovych Shadura. Media i referohet një deklarate të Komandës së Forcave Tokësore të Ushtrisë së Ukrainës, e cila thotë:

Sipas të dhënave paraprake, i ndjeri është Timofij Mikolajovich Shadura, ushtar i Brigadës së Pavarur të 30-të të Mekanizuar.

Foto nga një ushtar i ushtrisë së Ukrainës

Ukrinform shton se “ushtari konsiderohet i zhdukur që nga 3 shkurti pas armiqësive në rajonin e Bakhmut”, se ekzekutimi u krye “në territorin aktualisht nën pushtimin rus” dhe se “konfirmimi përfundimtar i identitetit do të bëhet pasi trupi të jetë kthyer dhe do të kryhen kontrollet përkatëse”.

Ky lajm u raportua në të njëjtën ditë edhe nga mediat botërore, si BBC dhe Reuters, me një përshkrim të asaj që shihet në video (ushtari shkurt pi një cigare, thërret “Lavdi Ukrainës” dhe më pas dëgjohet një zë i njërit prej ekzekutorëve që thërriste “Vdis”, pas së cilës dëgjohet një krismë armësh dhe momenti i ekzekutimit të ushtarit). BBC raporton në detaje për ngjarjen, duke deklaruar se nuk mund të konfirmojë se ku është filmuar ekzekutimi, dhe shton detajin se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se “vrasësit do të gjenden”, paralelisht me lajmin se kryeprokurori i Ukrainës Andriy Kostin njoftoi se ishte hapur një hetim për vrasjen.

Një dyshim i vogël për identitetin, siç thekson BBC, lindi pasi “një gazetar i njohur ukrainas e quajti të vrarën me një emër tjetër”. Pas kësaj, BBC mori një deklaratë nga motra e Timofey, Olya, e cila paraprakisht ka deklaruar se ka njohur vëllanë e saj. Në deklaratë, Olya konfirmon se “e njeh vëllanë e saj”, por nëse nuk është ai, ajo i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe në atë rast thërret “a mundet dikush të më ndihmojë të gjej vëllain tim”.

Por, natyrisht, ky dyshim i vogël për identitetin e të ndjerit nuk tregon me asnjë element se i gjithë regjistrimi ishte i sajuar (siç pretendojnë teoricienët pro Kremlinit të Telegram) dhe se një “ushtar rus i veshur me uniformë ukrainase” ishte vrarë, siç pretendon Moska zyrtare përmes ambasadës së saj në Maqedoninë e Veriut. Aq më tepër që nuk jepen detaje, përveç shprehjes tashmë të cituar “ka arsye për të besuar…”

Për këtë dhe për të gjitha detajet e njohura deri më tani, të paktën këto informacione të ambasadës ruse mund të vlerësohen si informacione “jokonsistente”, madje edhe të dyshimta. Aq më tepër që tashmë janë shfaqur më shumë ekzekutime të paligjshme, duke filluar me ato në Bucha, që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24.02.2022.

Burimet:

 

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button