Ismaili, Ceka dhe Agushi në listën e Skenderovskit

Të shtunën dhe të dielën reprezentacioni A i Maqedonisë në futsall do të ketë dy ndeshje kontrolluese kundër reprezentacionit të Bullgarisë, ndërsa në mesin e 15 futbollistëve të Maqedonisë, seleksionuesi Skenderovski ka ftuar edhe tre futbollist shqiptarë, Taulant Ismaili dhe Ferid Agushi të Zhelezarec dhe Ismet Ceka i SEEU nga Tetova.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të shtunën në Kumanovë me fillim në ora 19:00, dhe e dyta në sallën “Rasadnik” në Shkup me fillim në ora 14:00.

Për këtë ndeshje shkupjani Taulant Ismaili është shprehur i kënaqur nga ftesa që ka marrë nga Skenderovkski dhe shpreson që edhe të ketë paraqitje të mirë.

“Ftesa që kam marrë nga seleksionuesi Skenderovski është rezultat i punës që kemi bërë në këtë sezon. Unë dhe Agushi u shpallëm kampion me ekipin tonë “Zhelezarec” dhe besoj se e kemi merituar, ashqu sikurse dhe shoku im Ceka nga SEEU, që arriti të fitojë Kupën e Maqedonisë. Pa dyshim se reprezentacioni ka vend edhe për më shumë shqiptarë, pasi që në futsall ligë ka numër të madh të ekipeve shqiptare dhe se për këtë sigurisht në të ardhëm do të ketë shumë hapësirë nga seleksionuesi Skenderovski”, ka thënë enkas për “Portalb” Ismaili.

Edhe Ismet Ceka është shprehur se do të arsyetojë ftesën e marrë. “Janë këto miqësore por që duhet ti marrim si ndeshje shumë me rëndësi. Ne kemi punuar maksimalisht gjatë gjhithë sezonit dhe kemi qenë ekipi i dytë dhe fituam edhe Kupën. Kurorëzim i suksesshëm është edhe paraqitja e mirë me reprezentacion, që besoj se nëse do të jemi në parket do të dëshmojmë kualitet”, shtoi mes tjerash Ceka. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button