Policia serbe ndaloi politikanin opozitar serb në kufirin me Kosovën, s’e lejon të hyjë në Serbi

Politikani serb Nikola Sanduloviq, ish-kandidati për president të Serbisë, është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Merdar dhe nuk po lejohet të hyjë në territor të Serbisë, raporton Koha.net.

Sanduloviq ka thënë se arsye është një marrëveshje që sot e ka firmosur Partia Republikane e Serbisë me atë të Kosovës, për njohje të ndërsjellë mes tyre.

“Për shkak të ngjarjes së sotme historike, policia serbe me urdhër të Bratislav Gashiqit dhe Aleksandar Vuçiqit më mbajnë në kufirin Serbi – Kosovë në Merdar, duke mos më lejuar të hyj në vendin tim”, ka shkruar Sanduloviq në Twitter.

Sanduloviq më herët kishte bërë thirrje të hetohen marrëdhëniet me ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sanduloviq në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës kishte bërë homazhe në Prekaz dhe ka kërkuar falje për krimet e kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button