Prej 16 marsit do të shfaqen filma nga vendet e ndryshme në “Sofja Film Fest 2023”

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Sofja Film Fest 2023” do të shfaqen filma të ndryshëm nga kinematografia botërore, duke përfshirë edhe filma nga Maqedonia e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Prej 16 deri 31 marsit, në Sofje do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Sofja Film Fest 2023” nën moton “Lidhuni përsëri”, raportoi Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut

Qendra Kulturore Informative e RMV-së në Sofje ka njoftuar që në këtë festival do të shfaqen 8 filma.

“Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Sofje është festivali më i madh i filmit në Bullgari në të cilën do të shfaqen filmat më të mirë nga kinematografia bashkëkohore botërore”, vlerësojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button