Anglezët të frikësuar: Luajmë në Manaus, fundi i botës

Vetëm vitin e fundit si pasojë e gropave thithëse kanë humbur jetën 17 persona në rrethinat e qytetit!

Sfida me Italinë është një nga ato, ku përqëndrimi duhet të jetë në maksimum, por sikur të mos mjaftonte i nxehti dhe lagështira e qytetit të Manausit, kombëtarja angleze duhet të përballet dhe me paralajmërimet e gazetarëve anglezë, që sipas këndvështrimit të tyre e shohin qytetin brazilian mbi brigjet e Amazonës, si vendin e fundit të botës.

Përpara ndeshjes me Italinë, gazetarë britanik menjëherë sapo kombëtarja e tyre ka zbarkuar në Manaus kanë nxituar të realizojnë reportazhe mbi rrezikshmëritë që ofron qyteti më i madh i Amazonës, duke paralajmëruar lojtarët e kombëtares por dhe tifozët. Sipas mediave angleze, vetëm vitin e fundit si pasojë e gropave thithëse kanë humbur jetën 17 persona në rrethinat e qytetit ndërsa nga janari i vitit 2012 janë regjistruar 13 sulme të piranjave.

Gjithashtu gazetarët i rekomandojnë tifozëve të tyre të mos urinojnë ose të mos lahen në lum, për të evituar kafshimin e peshkut të tmerrshëm candiru, një lloj paraziti i njohur ndryshe dhe si peshku vampire, që ka aftësinë për të hyrë në trupin e njeriut nga vendet më të cuditshme. Gjithashtu këshillohet t’i qëndrohet sa më larg shëtitjeve me varkë në lumë, sepse sipas gazetarëve, në ujrat e Amazonës fshihen gjarpërinj gjigandë, të njohur ndryshe si anaconda.

Ndërsa Federata angleze e futbollit ka mbetur e zhgënjyer nga fakti që një pjesë e biletave, të cilat duhet të viheshin në dispozicion të saj për Botërorin janë dhënë si dhuratë për sponsor të ndryshëm ose janë nxjerrë në tregun e zi, aq sa një gazetar i maskuar si tifoz,  ka blerë dy bileta me cmimin e 950 stërlina copa, nga 104 stërlina që është cmim i vërtetë i tyre. gjithsesi e vetmja anë pozitive sipas anglezëve në qytetin e Manausit janë vajzat e bukura, për të cilat, përfshi dhe ndeshjen e kombëtares, ja vlen të marrësh përsipër cdo rrezik të lartëpërmendur. /Supersport/

Lajme të ngjashme

Back to top button