Kremlini: Oscari për dokumentarin “Navanly” shpërfaq “politizimin” e Hollivudit

Kremlini ka thënë të hënën se shpërblimi me Oscar për dokumentarin që flet për liderin opozitar rus, Aleksei Navalny, shpërfaq “një element të qartë të politizimit” të Hollivudit, transmeton REL.

“Navalny”, e ka fituar çmimin për dokumentarin më të mirë të dielën, në ceremoninë e 95-të të ndarjes së këtyre çmimeve nga Akademia amerikane e Arteve.

Në dokumentar paraqitet faza e shërimit të Navalnyt në Gjermani, pas helmimit me agjent nervor në Siberi, më 2020, dhe puna që ka bërë me rrjetin hulumtues Belligcat për të vënë para përgjegjësisë kryesit e aktit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nuk e ka shikuar filmin, mirëpo pavarësisht asaj “mund të vlerësoj se ekziston një element i qartë i politizimit të rastit”.

Ai ka thënë se politika nuk është e panjohur për Hollivudin, “mirëpo nuk mund të flasë për meritat filmike, sepse nuk jam i familjarizuar me to”.

Në film, Navalny fajëson agjentët e Shërbimit shtetëror të Sigurisë (FSB) për helmimin e tij.

Rusia, në anën tjetër, e ka hedhur poshtë mundësinë se ka tentuar ta vrasë atë.

Navalny është kritik i madh presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai është duke e vuajtur dënimin me burgim prej 11 vjetësh e gjysmë, nën akuzat për mashtrime dhe përvetësim.

Vetë Navalny ka thënë se akuzat janë të motivuara politikisht, me qëllim që ta detyrojnë të heshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button