Taksistët kërkuan që Qyteti i Shkupit të zgjidhë kaosin me taksi-transportin

Grupacioni i transportuesve taksi të Shkupit njoftoi se sot i ka dërguar kërkesë Qytetit të Shkupit për zgjidhjen e problemeve me transportin me taksi, përmes të cilit, sipas tyre, qytetarët do të kenë pjesërisht ajër më të pastër dhe pjesërisht ulje të bllokimit të trafikut në qytet, si dhe rreth 1200 deri në 1500 vende të reja pune, transmeton Portalb.mk.

Ata kërkojnë zgjidhje për problemet me targat e verdha për të cilat drejtuesit e mjeteve nuk mund të rinovojnë automjetet, duke zgjidhur problemet me drejtuesit pa licencë, pa taksimetra fiskal, taksistë të paparaqitur, shenjat e detyrueshme dhe mospërputhja e licencave me automjetet.

“E gjithë kjo paraqet konkurrencë të pandershme, ekonomi të hirtë, vë në pikëpyetje sigurinë e udhëtarëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, shton bllokimin e trafikut, shton ndotjen në qytet dhe krijon një imazh të keq për biznesin e taksive në qytetin e Shkupit”, thuhet në njoftim. 

Si organizator i aktivitetit taksi, kërkohet nga Qyteti i Shkupit që të zgjidhë kaosin në transportin me autotaksi, të angazhohet për siguri më të madhe të qytetarëve që përdorin transportin auto taksi dhe ta sjellë aktivitetin e taksive, siç thuhet në njoftim, në një nivel të mirë përmes ligjeve ekzistuese, vendimeve dhe rregulloreve të përshtatshme që duhet vetëm të zbatohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button