Çfarë i tha Ibrahim Rugova – Thaçit në Ramboullie e çfarë Thaçi – Rugovës

Në librin e tij “Këmbët e Gjarprit”, Veton Surroi e paraqet edhe një situatë që kishte ndodhur në mes të Ibrahim Rugovës dhe Hashim Thaçit.

Më poshtë mund të lexoni një pjës të shkëputur në librin e Surroit:

Njëra prej ngjarjeve më treguese për personazhet e historisë të re, dhe për këtë rrëfim, ndodhi një ditë në Rambouillet.

Na kishte thirrur në drekë në Kështjellë, në katër anëtarët e Kryesisë së Delegacionit të Kosovës sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright.

Kishte vendosur që në atë darkë të merrte pëlqimin tonë për marrëveshjen. Ishe duke filluar të lodhej seriozisht me sjelljen tonë dhe në një moment filloi të na qortonte me një fjalor jo shumë të zgjedhur. Pas shfryrjes së dufit, vendosi të krijojnë një rebalancim emocional dhe tha:

“Krejt këtë po ji them se jam mike juaja, se ju dua dhe ju respektoj. Ja, edhe mineralin e bukur që ma dhuruar dr. Rugova në vizitën tuaj të fundit po e mbaj në zyrën time, që në hyrje dhe kushdo që vjen e më pyet për të i them se e kam nga dr. Rugova nga Kosova”.

Kur dolëm nga darka, pa ndonjë rezultat evident, fytyrat e të gjithë anëtarëve ttë Kryesisë ishin të ngrysosura. Para derës na priste përcjellësi i dr. Rugovës, Adnan Merovci dhe, kur i pa fytyrat u brengos dhe menjëherë iu drejtua shefit të tij, me pyetjen “Si kaluat?”.
Shumë mirë, Adnan, -tha Rugova. A mban mend atë gurin që ia dhashë sekretares Albright. Tha që po e mban në zyrë, dhe kush hynë e del prej aty merr vesh se ia kam dhënë unë, se është nga Kosova.

Fytyra e Adnanin u kthye në kënaqësi.

Këtë e kishte të reflektuar nga humori i mirë i shefit, i cili në vazhdë të këtij humori iu kthye Hashim Thaçit, i njohur si Gjarpri:

A mos do me ta dhanë edhe ty një gur, djalë?

Hashim Thaçi, i quajtur Gjarpri, dukshëm i nervozuar, u përgjigj|:

Jo, se e çliroj unë Trepçën e i marrë vetë./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button