Paga minimale në RMV u rrit në 20.175 denarë

Paga minimale në Maqedoninë e Veriut prej 18.000 denarëve në 21.175 denarë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas mbledhjes së sotme të Këshillit Ekonomik-Social, njofton Portalb.mk.

Pagën minimale e re minimale punëtorët do ta marrin në prill, gjegjësisht edhe muaji mars do të llogaritet, sipas pagës së re.

“Çdo punëtor muajin e ardhshëm do ta marrë këtë pagë si minimale. Në pajtueshmëri me ligjin për shërbim administrativ, i cili është harmonizuar me ligjin me pagën minimale, do të thotë se në mënyrë lineare do të harmonizohen pagat e 27.000 të zyrtarëve administrativ, por edhe në sektorët tjerë në të cilat ligjet janë harmonizuar me ligjin për pagën minimale”, tha Kovaçevski.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska tha se me vendimin e sotëm, vazhdon rritja e vazhdueshme e pagës minimale.

“Kemi rritje të vazhdueshme edhe për këtë vit neto paga minimale është 20.175 denarë, ndërkaq bruto 29.739 denarë”, tha ministrja Trençevska.

Me ndryshimet e Ligjit për pagën minimale, u vendosën kriteriume të reja sipas të cilave paga minimale harmonizohet me 50 për qind të shpenzimeve për jetë dhe 50 për qind me rritjen e pagës mesatare.

Qytetarët që marrin pagë minimale, duke filluar nga paga e marsit, do të ketë të ardhura më të larta për 2.000 denarë në muaj, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Rritja e pagës minimale do të jetë për 12,25%, gjegjësisht e njëjta do të kapë vlerën e 20.175 denarë.

“Me ndryshimet e Ligjit për Pagë Minimale, të miratuara në mars 2022, vendoset metodologji e re, e cila është zgjidhje sistemore dhe me të cilën nënkupton rritje të vazhdueshme të pagës minimale. Çdo vit, në muajin mars paga minimale harmonizohet sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, edhe atë 50% nga rritja e shpenzimeve të jetesës dhe 50% nga rritja e pagës mesatare nga viti i kaluar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Prej vitit 2017-të, në Maqedoninë e Veriut ka rritje të vazhdueshme të pagës minimale. Kështu, në periudhën 2017/2018, paga minimale ka qenë 12.000 denarë, ndërkaq në vitin 2019-të është rritur në 15.194 denarë. Në mars të vitit 2022, paga minimale arriti në 18.000 denarë, për dallim prej vitit 2016-të kur paga minimale ishte 10.80 denarë. Në mars të vitit 2023 paga minimale do të bëhet 20.175 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button