iPhone 14 dhe 14 Plus dalin në shitje në ngjyrë të verdhë

Apple ditën e sotme filloi të pranojë porosi për iPhone 14 dhe 14 Plus në një ngjyrë të re të verdhë në SHBA dhe 60 vende të tjera të botës, transmeton pcworld.al.

Dërgesat dhe blerjet në dyqane fillojnë më 14 mars, bëri të ditur kompania.

Nuk ka ndryshime tek pajisjet me përjashtim të një ngjyre të re dhe vjen pas njoftimit 1 javë më parë nga kompania. Çmimi mbetet gjithashtu i njëjti me iPhone 14 që fillon nga 799 dollarë dhe iPhone 14 Plus duke filluar nga 899 dollarë.

Apple lançoi në shtator modelet e reja në ngjyrë të zezë, blu, vjollcë, bardhë dhe të kuqe. Zakonisht kompania lançon një ngjyrë të re për modelet më të fundit të iPhone për të ringjallur shitjet në Pranverë.

Vitin e kaluar lançoi një iPhone në ngjyrë jeshile për modelet iPhone 13 Pro. Por këtë vit ngjyra e verdhë nuk vjen për modelet Pro.

Për rikujtesë, iPhone 14 vjen me ekran 6.1-inç ndërsa iPhone 14 Plus vjen me ekran 6.7-inç. Kanë jetëgjatësi më të lartë baterie sesa paraardhësit, identifikim të aksidenteve dhe komunikim satelitor për raste emergjence.

Shumica e dyqanve Apple dhe distributorëve do të kenë modelin e ri në dyqane duke filluar nga dita e Marte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button