Spasovski – Neshiq: Përforcim i bashkëpunimit për kriminin kompjuterik, larjen e parave dhe korrupsionin

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me delegacion të Ministrisë së Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës, i kryesuar nga ministri Nenad Neshiq në të cilin në fokus ka qenë avancimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe thellim të lidhjeve miqësore midis dy ministrive, njofton Portalb.

“Më vjen mirë që mund të konstatoj se marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe bashkëpunimi rajonal janë në një nivel jashtëzakonisht të lartë. Bashkëpunimi ynë i shkëlqyeshëm i deritanishëm si në nivel politik, ashtu edhe në atë operativ, bazohet marrëveshjet tashmë të nënshkruara midis qeverive të dy vendeve tona për njohje të ndërsjellë dhe ndërrim të patentave të shoferit, bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, tregtisë jolegale me droga narkotike, substanca psikotropikale dhe prekurzorë, migrimi ilegal, si dhe dorëzimi i personave me qëndrim të palejueshëm, të cilët padyshim janë me rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Bosnjë e Hercegovinën”, theksoi Spasovski në konferencën e përbashkët për shtyp.

Spasovski, siç kumton MPB-ja, shtoi se në takim posaçërisht janë përqendruar në përforcimin dhe avancimin e bashkëpunimit të deritanishëm në pjesën e këmbimit të informatave midis dy shërbimeve në tema nga interesi i përbashkët siç janë veprat penale të lidhura me migrimin ilegal, tregtinë me drogë dhe armë, krim kompjuterik, krim të lidhur me larje parash dhe korrupsion, si dhe kyçje aktive në zgjidhje të kërkesave urgjente të dorëzuara nga ana e të dy shteteve.

“Bashkëpunimi midis dy shteteve në pjesë më të madhe zhvillohet përmes byrove qendrore kombëtare, por edhe përmes pjesëmarrjes në takime të përbashkëta dhe dakordim të aktiviteteve për avancim të bashkëpunimit. E informova kolegun Neshiq për operacionalizimin e Marrëveshjes midis BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim operativ në menaxhimin me kufijtë me Agjencinë Evropiane për Roje Kufitare dhe Bregdetare – FRONTEKS, se deri tani janë realizuar dy vizita të delegacioneve nga FRONTEKS-i, me ç’rast njëkohësisht po punohet në dokumentet për planin operativ, ndërsa njëkohësisht po punohet edhe në gatishmërinë logjistike. Në qoftë se gjithçka shkon sipas planit, pritet që bashkëpunimi në kuadër të Marrëveshjes të operacionalizohet nga 19 prilli sivjet, me ç’rast në mënyrë plotësuese do të përforcohet bashkëpunimi midis BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me migrimin dhe menaxhimin me kufijtë”, theksoi Spasovski.

Neshiq, mes tjerash, potencoi se Bashkimi Evropian është ardhmëria e Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministri shfaqi shpresë për bashkëpunim të mëtejshëm midis dy vendeve.

Ministri boshnjak i Sigurisë Neshiq nesër do të marrë pjesë në solemnitetin me rastin e Ditës së Njësitit spcial antiterroris TIGRAT.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button