Matoshi: Albini u tregua lider i vërtetë

Publicisti i mirënjohur shqiptar nga Kosova, Halil Matoshi sot ka publikuar një shkrim në Gazetën Koha Ditore të Prishtinës, ku vë theks të veçantë në zhvillimet e fundit politike në skenën kosovare.

“Fitorja e “Misionit të ri” të Hashim Thaçit dhe koalicionit të PDK-së, në zgjedhjet e 8 qershorit, në vend të relaksit në vend shkaktoi ngërç total, por ai qëndroi në piedestal vetëm 48 orë, sepse Albin Kurti, duke hequr dorë nga egoizmat dhe bajraktarizmat tradicionale shqiptare ai doli ta bashkojë opozitën në bllok, për t’i thënë “jo”-në përfundimtare defigurimit të qytetarisë kosovare, për t’i thënë “jo” zhvatjes dhe frikësimit, korrupsionit dhe nepotizmit, për t’i ndihmuar Kosovës që t’i nxjerrë në pah vlerat e vërteta, përkushtimin atdhetar, dijen dhe përgjegjësinë. Albin Kurti e luajti perfekt rolin e liderit modern, duke u hedhur në ofensivë për t’i instaluar vlerat e patriotizmit ligjor në këtë vend që po rrokullisej drejt ambisit. Kurti ndikoi ashiqare që askush nga liderët e subjekteve politike jofituese të mos i hajë fjalët e veta!”, shkruan Matoshi.

Tutje Matoshi, thekson se kësaj here Albin Kurti dëshmoi jo vetëm lidership të fortë, por edhe staturë të lartë të një prijësi të një besëlidhjeje të re në kushte moderne, duke mos lejuar përbuzjen e shumicës (që ka mbi 377 mijë vota) nga një pakicë agresive, si dhe Albin Kurti si prijatar, me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin sot i kanë shërbyer atdheut të kosovarëve me dinjitet dhe përulësi, kanë dëshmuar urti dhe po ashtu i kanë dhënë vulën një të vërtete të madhe, nuk mund të ketë bashkim rreth ideve të mëdha pa kompromise dhe duke menduar vetëm për pushtetin personal.

Lajme të ngjashme

Back to top button