Arsovska nuk lëshon pe rreth projektit për ndërtimin e bulevardit dhe ndërtesave në Butel

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, nuk do të lëshojë pe për projektin për ndërtimin e bulevardit “Boca Ivanova” në Butel, edhe përkraj asaj që banorët të mbështetur nga kryetari i komunës, Darko Kostovski, protestojnë kundër këtij vendimi, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Arsovska u vëri thirrje banorëve të mos bien “pre e manipulimeve të kryetarit të komunës”, sepse siç tha, projekti për ndërtimin e bulevardit “Boca Ivanova” është njëri ndër projektet kyçe në Komunën e Butelit i programit “Për një Shkup Modern”.

“Kur jemi te politika dhe gënjeshtrat e Kostovskit dhe VMRO – DPMNE-së, ju bëj thirrje të përgjigjen, a është e saktë se pikërisht ata i promovojnë projektet nga programi “Për Shkup Modern” dhe fotografohen me qytetarët të cilëve u premtonin se, programi do të realizohet në tërësi”, tha Arsovska në konferencën e sotme për media.

Ajo tha se, ndërtimi i këtij bulevardi është paraparë në Planin Gjeneral Urbanistik për Shkupi që nga viti 2002, ndërsa më vonë projekti është konstatuar edhe me PGJU të vitit 2012, kur me qytetin ka menaxhuar Koce Trajanov.

“Do të thotë, ky bulevard është premtuar më shumë se 20 vite. Bëhet fjalë për projekt kapital për ndërtimin e një bulevardi të plotë të ri, i cili përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe atmosferik, si dhe ndriçim i ri rrugor. Në bulevardin janë projektuar edhe korsi për biçikleta, korsi për këmbësor..”, deklaroi Arsovska.

Ajo theksoi se, pjesa më e madhe e bulevardit të paraparë shtrihet në tokë shtetërore, por në pjesën tjetër, siç thotë, ka dhjetëra familje që kanë zgjeruar oborret e tyre dhe shfrytëzojnë pjesë nga toka shtetërore, në të cilën duhet të shtrihet pjesa e mbetur e bulevardit.

Paraprakisht, banorë të rrugës “Ho Shi Min”, protestuan kundër ndërtimin në një pjesë të rrugës “Boca Ivanova” me të cilën do t’u merret një pjesë e tokës që e shfrytëzojnë nga viti 1964. Në protestë u kyç edhe kryetari Kostovski, i cili tha se “nuk do të lejojë që të mbisundojë sërish mafia urbane”.

Në reagimin e tij ndaj konferencës së Arsovskës, ai tha se “për detajet, për politikën e Arsovskës dhe për atë se kush është me popullin ndërsa kush është skllav i interesave private, do të kumtojë në konferencë për media të hënën, nga vendi dhe me njerëzit të cilëve Arsovska u premtonte gjithçka, ndërsa sot punon kundër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button