Kosova me valutë të veten?

Bedri Hamza, Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, ka thënë se Kosova është duke e konsideruar mundësinë e futjes në treg të një valute të veten, shkruan Indeksonline.

Hamza ka theksuar se është duke u diskutuar nëse Kosova do ta ketë valutën e saj apo t’i bashkëngjitet zonës së BE-së.
“Atë që e konsiderojmë problem janë hipotekat për kredi, një numër i madh i të cilave janë aktive nëpër gjykata”, ka thënë Hamza.

Këto komente, Guvernatori Hamza i bëri gjatë Samitit të Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të rajonit, i cili po mbahet në Mal të Zi nga 12 deri më 14 qershor 2014 organizuar nga javorja NIN.
Në këtë takim po marrin pjesë edhe Guvernatorë të Bankave Qendrore të vendeve të rajonit, si Adrian Fullani i BQ të Shqipërisë, Veselin Pjeshçiq i Serbisë, Dimitar Bogov i Maqedonisë, Mihael Faulend i Kroacisë, Radomir Bozhiq i Bosnje dhe Hercegovinës dhe nikoqiri, Milojica Dakiq.

Veç tjerash, gjatë këtij Samiti, Hamza ka pasur edhe një takim të veçantë me Guvernatorin e BQ të Malit të Zi, Milojica Dakiq, me të cilin ka nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit.

Përmbajtja e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Malit të Zi ka të bëjë me çështjet bilaterale lidhur shkëmbimin e informacionit, licencimin dhe mbikëqyrjen bankare, fuqizimin e luftës kundër shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit, menaxhimin në situata të krizave dhe aranzhime të tjera teknike.

Kjo është marrëveshja e parë e bashkëpunimit mes BQK-së dhe BQMZ-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button