Rreth 4,500 nxënës të RMV-së do të testohen për herë të parë në prill për TIMSS

Në prill dhe në maj, rreth 4,500 nxënës nga Maqedonia e Veriut do të testohen për herë të parë në formë elektronike që të shihet se çfarë njohurie kanë në lëndën e matematikës dhe në lëndët e tjera nga fusha e shkencave natyrore, informojnë për Meta.mk nga Qendra Shtetërore për Provime, transmeton Portalb.mk.

TIMSS (Trends in International Mathematics and Science Study) është studim ndërkombëtar për matematikë dhe lëndë të shkencave natyrore e cila i mat njohuritë në këto fusha në klasën e katër dhe të tetë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është e përfshirë në 4 studime ndërkombëtare: PISA, TIMSS, PIRLS dhe TALIS. Në Pajtueshmëri me dinamikën e realizimit të cikleve në këto studime këtë vit shkollor Qendra Shtetërore për Provime për herë të parë në mënyrë elektronike do ta zbatojë TIMSS testimi kryesor në klasën e katër në 150 shkolla fillore, ku do të përfshihen 4,500 nxënës. Në rrjedh janë përgatitjet për të njëjtën”, thonë nga Qendra Shtetërore për Provime.

Një vit më parë, në shkollat tona u mbajt testimi provë TIMSS, për nxënësit e klasës së katërt. Për herë të parë u realizua në kompjuter, ndërsa për atë QSHP siguroi më shumë se 100 laptop që të mund t’iu përgjgijet kërkesave të aspektit teknik.

Maqedonia merr pjesë edhe në studimin ndërkombëtar PISA. Testimi kryesor në të gjitha shkollat e mesme me 6500 nxënës u realizua vitin e kaluar për herë të parë në formë elektronike. Rezultatet do të publikohen në fund të këtij viti.

PISA (Programe for International Student Assessment) është studim ndërkombëtar e cila i vlerëson aftësitë, njohurit dhe shkathtësitë e nxënësve në zbatimin e asaj që e kanë mësuar në shkolla. Vlerësohen tri fusha, aftësia për lexim me kuptim dhe qasje kritike në leximin e materialeve të shkruara, edukimi matematikor dhe edukimi në shkencat natyrore.

Ndërkaq, për herë të parë në shtet, do të vlerësohet puna e mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave, si pjesë e huumtimit TALIS. Nga Qendra e Provimeve thanë se, këtë periudhë është në rrjedh realizimi i testimit hulumtumes TALIS.

“Me atë janë përfshirë nga 30 mësimdhënës dhe drejtorë nga 30 shkolla fillore. Vitin e ardhshëm do të realizohet hulumtimi kryesor, pas çka do të vijojë raport i zgjeruar për të gjitha shtetet pjesëmarrëse në studim”, informuan nga kjo qendër.

TALIS është hulumtim ndërkombëtar i OECD për mësim. Do të hulumtohet se si punojnë mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave në shtet, që të përmirësohet cilësia e punës së tyre. Qëllimi është që të shihet gjendja reale dhe në bazë të asaj të punohet në përmirësimin e cilësisë së punës së mësimdhënësve. Nga puna dhe rezultatet e mësimdhënësve, varent njohurit që i tregojnë nxënësit në hulumtimet ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button