Alternativa konfirmoi takimin në Strumicë, Gashi: Pyetja themelore është me urdhër të kujt më ndjekin shërbimet LSDM – BDI

Pas publikimit të një fotografie nga takimi i liderit të Alternativës, Afrim Gashi me ish kryeministrin, Zoran Zaev, Gashi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, pyetja themelore nuk është se me kë, ku e për çfarë takohem unë, por pse, me çfarë urdhri e ndjekin shërbimet LSDM – BDI, transmeton Portalb.mk.

“Si lider i Alternativës, kam mandat dhe detyrë të takohem me të gjithë aktorët politikë në vend. Kështu kam vepruar gjithnjë dhe kështu do të veproj edhe në të ardhmen. Rrjedhimisht, nuk ka asgjë të veçantë dhe të mistershme në takimin me ish kryeministrin Zoran Zaev. E kuptoj interesin e mediave për këtë takim, por mendoj se pyetja themelore nuk është se me kë, ku e për çfarë takohem unë, por pse, me çfarë urdhri dhe cila është frika e shërbimeve LSDM-BDI që më ndjekin?”, pyet Gashi.

Paraprakisht, sekretari gjeneral i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi konformoi se mbrëmë në Strumicë është realizuar takim mes Gashit dhe Zaevit.

“Takimi në asnjë rast nuk ka qenë për rrëzim të Qeverisë së Kovaçevsit. Qeverinë do ta lëmë të fundoset vet, sepse edhe ashtu pranverën e ardhshem do të bie”, deklaroi Ibrahimi për Sloboden Pecat.

Fotografinë nga ky takim sot e publikoi në Facebook edhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Maqedonisë, Skender Rexhepi, duke pyetur se pse, Gashi ka shkuar në takim me Zaevin madje deri në Strumicë.

“Çfarë kërkoi sot Afrim Gashi nga Zoran Zaevi dhe pse duhej të shkonë madje deri në Strumicë? Aktivistët e Alternativës, si dhe opinioni më i gjerë meritojnë ta dinë të vërtetën për këtë takim”, shkroi Rexhepi.

Rexhepi u bë deputet i pavarur, pasi në qershor të vitit të kaluar lëshoi grupin parlamentar të Alternativës, parti e cila ishte partner qeveritar i LSDM-së deri pak më herë. Pas rekonstruimit, në Qeveri hyri Aleanca për Shqiptarët, ndërsa Alternativa shkoi në opozitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button