Dënime deri 10 mijë euro për kompanitë që nuk do t’i respektojnë çmimet e ngrira, paralajmëroi Inspektorati

Menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimeve të Qeverisë për caktim të çmimeve më të larta për brumërat, qumështin, gjizën, djathin, kaçkavalin, kosin, ajkën dhe jogurtin, Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) do të dalë në terren dhe do të veprojë, paralajmërojnë nga Inspektorati dhe shtojnë se dënimet për mosrespektim të vendimeve paraqesin prej 800 deri 10.000 euro, varësisht nga madhësia dhe lloji i operatorit ekonomik, raporton MIA.

“Vendimet janë sjellë në interes të qytetarëve dhe nevojave të tyre dhe do të hyjnë në fuqi më 16 mars të këtij viti. Kjo është periudhë e mjaftueshme kohore që tregtarët t’i adaptojnë çmimet. Bëjmë thirrje të respektohen vendimet, sepse në të kundërtën, pa selektim, do të pasojnë dënime, të cilat sipas Ligjit për tregti, janë jashtëzakonisht të larta. Gjithashtu, bëjmë thirrje, nëse qytetarët vërejnë çfarëdo lloj parregullsish lidhur me çmimet e prodhimeve, menjëherë të lajmërohen në Inspektoratin shtetëror të tregut”, thonë nga ISHT.

ISHT, siç theksojnë, do të veprojë vetëm lidhur me kontrollin e çmimeve të caktuara me vendimet, por nuk ka kompetenca të veprojë, as ndërkaq të ndikojë ndaj formimit të çmimeve në tregtinë me shumicë dhe tregtinë me pakicë.

Qeveria sot solli vendim për ngrirje të çmimeve të brumërave të paziera, të pambushura apo ndryshe të përgatitura, që nuk përmbajnë miell të zakonshëm gruri apo griz, pa shtesë të vezëve (makarona dhe shpageta) çmimi më i lartë i të cilave nga zëri konstatohet në nivelin e çmimeve që janë zbatuar më 1 mars të vitit 2023, në tregtinë me pakicë, dhe ulen për 15 për qind. Me vendimin janë përfshirë edhe qumështi i qëndrueshëm i lopës me yndyrë prej 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, gjiza, djathi i bardhë i lopës dhe i përzier i bardhë, kaçkavali nga lopa, kosi, ajka dhe jogurti, pa shtesa, ndërsa çmimet më të larta të prodhimeve të cekura të qumështit konstatohen në nivel të çmimeve që janë zbatuar më 1 mars 2023, në tregtinë me pakicë, dhe ulen për 10 për qind.

Ndryshe, nga 1 marsi, qeveria e ka ngrirë çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë për 33 denarë.

Me vendimin përcaktohet detyrimi i tregtarëve që përfaqësojnë persona juridikë dhe fizikë të regjistruar të ushtrojnë veprimtari tregtare në një regjistër përkatës në përputhje me ligjin, si dhe tregtarët që përfaqësojnë persona juridikë dhe fizikë për kryerjen e prodhimit të cilët shesin produktet e tyre në treg në dyqanet e tyre ose diku tjetër me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, që të marrin dhe/ose shesin bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë të prerë në feta ose të plota.

Nga 16 marsi, qumështi dhe produktet e qumështit do të ulen për 10 për qind, kurse makaronat për 15 për qind. Çmimet e produkteve të qumështit janë ngrirë edhe atë qumështi i lopës me përmbajtje yndyre 2.8%, 3.2% dhe 3.5%, gjiza, djathi i bardhë i lopës dhe djathi i bardhë i përzier, kaçkavalli i lopës me përjashtim të kaçkavallit të lopës pa aditivë dhe parmezan, qumësht kosi, ajka ​​dhe kosi pa aditivë. Nga makaronat, çmimet e spagetit dhe makaronave do të ulen për 8 deri në 9 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button