Rritje e çmimit të produkteve industriale mbi 11 % në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë është ulur prodhimtaria

Në Maqedoninë e Veriut në janar është regjistruar rritje e çmimit të prodhimeve industriale në krahasim me janarin e kaluar, ndërkohë është regjistruar ulje e prodhimit, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit janar 2023, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të larta për 0.1 % në nivel mujor dhe për 11.5 %, në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e madhe është vërejtur te sektori për furnizim me energji elektrike (14.1 %) dhe industrinë përpunuese (11.9 %).

“Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin janar të vitit 2023, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek  Energjia për 15.1%, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 9.0 % dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 6.2 %, derisa rënie vërehet te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 15.1 % dhe Prodhimet kapitale për 2.6 %”, raportoi Enti.

Prodhimi industrial në krahasim me janarin e kaluar ka shënuar rënie për 2.3 %, ndërkohë numri i punëtorëve është rritur për 0.5 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button