Ushtari ukrainas Kurt nuk ka lidhje me ISIS-in

Postimit që po rishikojmë i mungon konteksti, ngase lë jashtë informacione të rëndësishme, dmth nuk është treguar që stema është një trofe i marrë nga një ushtar tjetër dhe ushtari Kurt e mban vetëm në uniformë pa asnjë lidhje me ISIS-in, siç pretendohet. Në videon e intervistës me Kurtin për Polygraph info, shihet se ai është koleksionist stemash dhe se ka shumë stema që mban dhe në momentin kur definon propagandën e dezinformatave në mediat ruse, përcjellë edhe në këtë postim në Facebook, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:

16.02.2023
16.02.2023
Një ushtar ukrainas shfaqet në një kanal televiziv danez me një shevron të ISIS-it të dukshëm në mëngën e tij.

Gjegjësisht, më 13 shkurt, Associated Press publikoi një video ku shihet një njësi e ushtrisë ukrainase në front. Një nga ato fotografi të postuara tregonte një burrë të veshur me uniformë me shumë ngjitëse në shpatull. Associated Press e identifikoi ushtarin si komandant ukrainas të njësisë Kurt. Në një nga imazhet, emri Kurt mund të gjendet në helmetën e burrit.

Një nga ngjitësit në uniformën e Kurt tërhoqi vëmendjen e Russia Today, e cila raportoi se Kurt kishte veshur një uniformë me atë që dukej shumë si logoja e grupit terrorist ISIS në shpatullën e tij të majtë, e cila kishte “lidhje mes ISIS dhe ushtrisë ukrainase”, pretendon dhe përfundon Russia Today.

Kontrolluesit e fakteve të Polygraph Info gjetën dhe intervistuan komandantin ukrainas nga fotot e Associated Press. Ushtari ​​Kurt shpjegoi se nuk ka asnjë lidhje mes tij dhe ISIS-it, por se është koleksionist i ngjitësve të ndryshëm dhe i mban ato si trofe. Sipas fjalëve të tij në intervistë, ngjitja e Isis është një trofe që ai e mori nga uniforma e një të vdekuri – një mercenar që i përket Wagner.

Gjatë një video interviste me Polygraph, Kurt konfirmoi identitetin e tij, duke treguar helmetën dhe ngjitësin që u shfaq në fotot e Associated Press. Ai konfirmoi se është një koleksionist i stemave të ndryshme ashtu si shumica e kolegëve të tij, të cilët kanë qenë në fushat e betejës që nga viti 2014 kur Rusia dërgoi ushtarët e saj të maskuar si partizanë vendas – në Ukrainën lindore.

Ushtria ukrainase nuk ka asnjë lidhje me ISIS-in apo ndonjë grup tjetër terrorist. Ne po e mbrojmë atdheun tonë nga terroristi i vërtetë që është Rusia dhe këtë e bëjmë për nëntë vjet me radhë. Ata sulmuan vendin tonë dhe po përpiqen të diskreditojnë vendin dhe ushtrinë tonë para vendeve të tjera. Ukrainasit nuk janë rusë. Kemi 24 luftëra me Rusinë dhe kjo do të jetë e fundit e Rusisë. Ne tashmë e kemi fituar luftën, tha Kurt. (nga minuta 4.11 deri në minutën 4.59 të videos)

Ai shtoi se miqtë e vërtetë të Ukrainës nuk do t’i kthejnë shpinën dhe se nuk do ta besojnë propagandën.

Ata vijnë këtu, me armët e tyre. Ata shohin një lloj embleme në uniformën time dhe përpiqen ta paraqesin atë sikur ne po luftojmë me ose në anën e ISIS. Është delirium. Ukraina nuk do t’i dorëzohet kurrë Rusisë. Sa civilë ukrainas janë vrarë, sa ushtarë ukrainas kanë vrarë? Pse duhet ta bëjnë këtë? Ne kurrë nuk do t’u dorëzohemi atyre, në asnjë rrethanë. Çfarëdo ngjitëse që veshim, ne jemi forcat e armatosura të Ukrainës. Nuk do të kenë sukses të na diskreditojnë, thotë Kurti në video.

Megjithëse pretendimet për lidhje të dyshuara terroriste kanë qenë një temë e ricikluar e propagandës ruse të dezinformimit anti-ukrainas për vite me radhë, Moska nuk ka paraqitur kurrë prova për lidhje të tilla të supozuara.

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se postimit që po shqyrtojmë i mungon konteksti, nuk ka informacione të rëndësishme, pra nuk thotë se stema është një trofe I marrë nga një ushtar tjetër dhe ushtari Kurt e mban vetëm në uniformë pa pasur ndonjë korrelacion me ISIS, siç pretendohet.  Në videon në intervistën me Kurtin shihet se ai është koleksionist stemash dhe se ka më shumë stema që mban dhe në momentin që demonton propagandën e dezinformatave në mediat ruse, përcjellë edhe në postimin që po shqyrtojmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button