Zajkova: Jo vetëm apanazhi, duhet të hiqen edhe paushallët që kapin katër rroga mesatare

Nuk do të merrja kurrë apanazh sepse do t’i rikthehem angazhimit tim profesional në fushën e drejtësisë, tha deputetja e PLD-së, Monika Zajkova e ftuar në TV Alfa, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila javën e kaluar hoqi apanazhin për zyrtarët që do jep dorëheqjen, transmeton Portalb.mk.

“Kur e hapim çështjen e apanazhit si përfitim, duhet të hapim edhe çështje të tjera, përkatësisht se sa në institucione ka bodre drejtuese dhe mbikëqyrëse ku anëtarë janë njerëz që sipas ligjeve “marrin” deri në 4 rroga mesatare, përafërsisht rreth 150 deri në 200 mijë denarë paushall për vetëm një paraqitje në seancën e Bordit drejtues”, shtoi ajo.

Zajkova theksoi se kemi një sërë agjencish, organe të cilat publiku fare nuk i njeh dhe marrin të ardhura të mëdha.

Javën e kaluar Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenin 22 të Ligjit për pagat dhe kompensimet e tjera të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar, gjegjësisht humbet e drejta për “Apanazh”.

Sa i përket dispozitave të tjera Gjykata vendosi që të mos nisë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve: 19, 20, 21, 23, 24 dhe 25 të Ligjit të shënuar në pikën 1 nga ky vendim dhe vendosi që ta hedhë poshtë nismën në lidhje me kërkesën për vlerësim të pëlqimit të ndërsjellë të dispozitave të shënuara në pikat 1 dhe 2 nga ky vendim me nenet: 105, 106 dhe 113 nga Ligji për marrëdhënie pune.

Një rast të tillë kishte para katër vjetëve kur apanazh kërkuan anëtarët e KSHZ-së të cilët në vitin 2017 vetë dhanë dorëheqje nën presionin e publikut dhe ambasadorit amerikan Xhes Bejli i cili publikisht i kritikoi se kanë votuar bonuse për zgjedhjet lokale në vlerë prej katër dhe dy pagave shtesë.

Apanazhi, apo kompensimi financiar gjatë kohë në RMV është temë e diskutueshme duke e pasur parasysh se funksionarët marrin para në kurriz të shtetit, edhe pasi që të ndalojnë kryerjen e funksionit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vetëm për nenin 22, ndërkaq neni 19 parasheh që nëse funksionarët apo deputetët pas mbarimit të mandatit të tyre mbesin pa punë, shteti ka të drejtë t’u japë pagë mujore deri në 1 vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button