TAV: Croatia Airlines do të prezantojë linjë ajrore sezonale Shkup-Split nga 12 maji i këtij viti

Transportuesi kombëtar kroat, Croatia Airlines, do të prezantojë një linjë të re sezonale ajrore në linjën Shkup-Split, nga 12 maji i këtij viti, njoftoi TAV Maqedoni, pasi linja ajrore ka planifikuar fluturime ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportit në Split, transmeton Portalb.mk.

Linja ajrore do të fluturojë ndërmjet kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut dhe qendrës turistike të Dalmacisë gjatë sezonit veror, nga 12 maji deri më 14 tetor 2023.

Gjatë kësaj periudhe, Croatia Airlines do të operojë me një avion Dash 8-Q400, me kapacitet 76 ulëse, dy herë në javë, çdo të martë dhe të premte. Orari i mbërritjes në Shkup do të jetë ora 23:25 e martë / 23:00 e premte, ndërsa ora e nisjes do të jetë ora 5:45 të mërkurën dhe të shtunën. Kohëzgjatja e fluturimit në mes të Shkupit dhe Splitit është rreth 1 orë e 25 minuta.

Për të shënuar nisjen e linjës së re sezonale Shkup – Split, Croatia Airlines do t’u ofrojë pasagjerëve një zbritje prej 15 përqind në blerjet e biletave ajrore midis 15 dhe 21 mars, si për biletat një drejtimi ashtu edhe për biletat e kthimit.

Zbritja vlen për çmimin bazë, ndërsa taksat e aeroportit dhe tarifat e tjera mbeten të njëjta dhe paguhen plotësisht.

Spliti do të jetë destinacioni i dytë në Kroaci me të cilin do të lidhet Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Linja ajrore kombëtare kroate fluturon çdo ditë në linjën Shkup-Zagreb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button