Ramazani nuk i pengon Deschampsit

Muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i zërë shumë futbollistë të fesë Islame në Kampionatin botëror. Franca, është njëra nga ekipet që lojtarët e saj pritet ta agjërojnë muajin e shenjtë. Por, selektorit të Francës, Didier Deschamps Ramazani nuk do t’i prishë punë.

Për herë të parë nga viti 1986, muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i zërë shumë futbollistë të fesë Islame në Kampionatin botëror.

Përfaqësuesja e Francës është njëra nga ekipet që lojtarët e saj pritet ta agjërojnë muajin e shenjtë.

Por, selektorit të Francës, Didier Deschamps Ramazani nuk do t’i prishë punë. “E respektoj zgjedhjen individuale të çdo lojtari. Nuk besoj se do të kemi probleme gjatë përgatitjeve për fazën e dytë të grupeve”, ka thënë Deschamps.

Bacary Sagna, Karim Benzema e Mamadou Sakho janë disa prej futbollistëve francezë, që pritet ta mbajnë Ramazanin

Kurse, ka edhe të tjerë lojtarë që pritet ta agjërojnë Ramazani. Ata janë: Toure, Benzema, Fellaini, Xheko, Sakho, Ozil, Sagna, Sissoko e Dembele janë disa nga yjet që pritet të jenë me Ramazan në Botëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button