SHBA, një tren mallrash del nga shinat, 3 të plagosur

Të paktën tre persona janë plagosur kur një tren mallrash doli nga shinat pasi u përplas me rrëshqitje shkëmbinjësh në Sandstone, në shtetin amerikan të Virginias Perëndimore, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga CSX, kompania të cilës i përket treni, thuhet se aksidenti ka ndodhur për shkak të rënies së shkëmbinjve në binarë në zonën e Parkut Kombëtar ‘New River Gorge’.

Tre anëtarët e ekuipazhit që u plagosës janë dërguar në spitale, ndërsa është konfirmuar se janë jashtë rrezikut për jetën. Nafta u derdh në lumë pasi vagonët dhe një cisternë nafte ranë në lumë.

Raportohet se aksidenti nuk paraqet rrezik për popullatën dhe se nuk ka nevojë për evakuim të banorëve përreth apo mbyllje të rrugëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button