NATO filloi stërvitjen për menaxhimin e krizave

Vendet e NATO-s nisën sot stërvitjen për menaxhimin e krizave për të testuar procedurat e konsultimit dhe vendimmarrjes të Aleancës në nivelin strategjik politiko-ushtarak, thuhet në deklaratën e NATO-s, transmeton Anadolu.

Stërvitja njëjavore e Menaxhimit të Krizave 2023 (CMX 2023), e cila përfshin staf civil dhe ushtarak nga vendet aleate, Suedia dhe Finlanda, po mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel dhe në Komandat Strategjike, thuhet në deklaratën e NATO-s, duke shtuar se stërvitja do të vazhdojë deri më 15 mars.

“CMX 2023 do të përfshijë praktikimin e përgjigjeve gjithëpërfshirëse ndaj një skenari kompleks civilo-ushtarak, të vendosur në një mjedis hibrid”, thuhet në deklaratë.

Deklarata thekson se në stërvitjet e mëparshme stërvitjeve u janë bashkuar Suedia dhe Finlanda, por se këtë vit ato do të marrin pjesë me statusin e tyre të ri të “të ftuarve”.

CMX 2023 do të përfshijë shkëmbime të personelit me Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, Komisionin Evropian dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit Evropian dhe Këshillin e Bashkimit Evropian, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button