Fondi për Inovacione për dy vjet ka harxhuar 750.000 euro për honorarë, ka konstatuar Revizioni

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) e ka publikuar raportin e revizionit për Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) për periudhën prej vitit 2019-të deri në vitin 2021 në lidhje me grantet e bashkëfinancuara për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për inovacione dhe zhvillim teknologjik. Raporti për punën e Fondit në këtë segment, sipas asaj që e kanë konstatuar revizorët, është i mbushur me parregullsi në punën, por edhe në papajtueshmërinë me aktet, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Kështu që, sipas ESHR, thuajse 750.000 euro janë harxhuar në periudhën prej vitit 2019-të deri në vitin 2021 për angazhimin e personave të jashtëm, me kontratë në vepër.

“Për shkak të rritjes së vëllimit të punës si rezultat i ndryshimeve ligjore, buxhetit të rritur, orientimet e zgjeruara strategjike dhe programore të FIZHT, kompetencave të caktuara për zbatimin e Planit për Rritje Ekonomike (PRE), shtylla 3, në kushte të kapacitetit të pamjaftueshëm administrative, FIZHT në vazhdimësi angazhon persona të jashtëm të cilët I kryejnë detyrat e punës lidhur me veprimtarinë, për të cilat gjatë periudhës 2019-2021 janë paguar mjete në vlerë prej rreth 46 milionë denarë”, thuhet në raportin e revizorëve.

Nga ana tjetër, në raport thuhet se revizioni ka konstatuar se aktet për sistematizim dhe organizim të vendeve të nuk përkojnë me kompetencat, rëndësinë dhe vëllimin e detyrave të FITZH, gjegjësisht nga sistemimi i 16 vendeve të punës, janë plotësuar vetëm 8.

“Revizioni vlerëson se angazhimi i personave me kontratë në vepër edhe përskaj pajtueshmërisë së siguruar nga ministria përkatëse, kontribuojnë për veprim jotransparent dhe subjektiv gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve dhe caktimin e kompensimit mujor për angazhimin në punë të personave të cilët në vazhdimësi janë angazhuar në FITZH gjatë periudhës më të gjatë”, shkruajnë revizorët.

Përveç kësaj, sipas raportit, FITZH ka angazhuar edhe persona profesional për evaluim dhe dhënie të mendimit profesional në projektet nga thirrjet e publikuara për mbështetje financiare, për çka janë paguar rreth 260.000 euro.

Nga ana e FITZH nuk janë ndërmarrë aktivitete për kategorizim të personave profesional të regjistruar në sekcione përkatëse në Regjistrin nga ku do të zgjedhën personat profesional sipas sistemit të rotacionit dhe nuk është formuar Komision për vlerësimin e personave profesional, nuk është miratuar akt për punën e Komisionit dhe nuk janë kryer testime dhe intervista për vlerësim të personave profesional, në bazë të së cilës do të kryhet përditësim i listës me numrat rendor të personave profesional të regjistruar në Regjistër”, shkruan në raportin e ESHR-së.

Më tej, sipas revizorëve, FITZH në periudhën prej vitit 2019-të deri në vitin 2021 nga thirrjet e publikuara ka nënshkruar 364 marrëveshje, prej të cilave deri më 20.05.2022, janë realizuar 93, ndërkaq vijojnë 258 projekte. Nga kontrolli, revizorët kanë konstatuar se në vendimet për financim nga Komiteti për miratim të investimeve fare nuk është caktuar afat për nënshkrimin e marrëveshjeve për ndarje të mjeteve, ndërkaq shfrytëzuesit nuk kanë dorëzuar në kohë raporte tremujore/përfundimtare, që ka kontribuuar në prolongimin e kohës së realizimit të projekteve.

Me revizionin e kryer, janë konstatuar edhe disa aktivitete të të padefinuara dhe papajtueshmëri me aktet strategjike normative dhe politikat e vendosura nga veprimtaria inovatore. Kështu, nuk është kryer përditësimi i Statutit të FITZH-së me ndryshimet e rregullativës ligjore, me të cilat rregullohen kompetencat dhe periudha e angazhimit të Bordit Drejtues, obligimi dhe përgjegjësia e drejtorit, mandati i Komitetit për përmirësimin e investimeve, afati i miratimit të vendimit nga ana e Komitetit, mënyra e konstatimit të kompensimit të Komitetit etj.

Më tej, në raport thuhet se janë kryer aktivitete nga FITZH të cilat nuk janë të definuara me Ligjin për Veprimtari Inovatore dhe nuk janë harmonizuar me Strategjinë për Inovacione 2012-2022, ndërkaq janë ndarë me Planin e Qeverisë së RMV-së për rritje ekonomike, për çka janë nënshkruar marrëveshje për ndarje të mjeteve në vlerë prej rreth 9,6 milionë euro.

“Ndarja e mbështetjes financiare është proces i komplikuar, ndërkaq për ndjekjen dhe kontrollimin e realizimit të marrëveshjeve është i nevojshëm kuadër profesional dhe kompetent, me të cilin FITZH në periudhën e kryerjes së revizionit nuk ka disponuar, për çka nuk mund t’u përgjigjet obligimeve të parashikuar nga nënshkrimi i marrëveshjeve”, thuhet në raportin e ESHR-së.

Ndryshe, në krye të FITZH prej vitit 2017 deri në nëntor 2020 ka qenë Jovan Despotovski, prej nëntor 2020 deri në janar 2022 Kosta Petrov, atë e ka trashëguar Festim Halili i cili vazhdon ta mbajë postin e drejtorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button