Barca në sulm pas kroatit Lovren

Disa orë pas ndeshjes hapëse të Botërorit, Brazil-Kroaci, Barcelona si duket e ka gjetur një lojtar për qejf për skuadrën e saj. Qendërmbrojtësi kroat. Dejan Lovren është përcjellur me kujdes nga skuadra katalonase.

Lovren ishte një nga më të mirët në fushë duke qenë tejet stabil në mbrojtje. Menjëherë kanë nisur tentativat e para për sjelljen e tij te Barcelona, pasi që skuadra edhe vitin e kaluar e kishte kërkuar Lovrenin.

Pikërisht Lovren ishte figura tragjike e ndeshjes kur gjyqtari japonez i dha një penallti të paqenë Brazilit. Lovren i ka dërguar shkresë për largim skuadrës së tij, Sauthamptonit, por që Liverpooli duket skuadra që është më afër shërbimeve të tij

Lajme të ngjashme

Back to top button