Freedom House: RMV vazhdon të jetë vend “pjesërisht i lirë”, ka regjistruar përparim minimal

Maqedonia e Veriut mbetet “vend pjesërisht i lirë” edhe në raportin e ri të “Lirisë në botë 2023” të cilin e ka punuar Freedom House. Vendi këtë vend ka rezultat prej 68 pikëve prej maksimum 100 dhe ka përmirësim për vetëm një pikë në krahasim me vitin e kaluar, njofton Portalb.mk.

Nga vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut qëndron më mirë se Bosnja dhe Hercegovina (52 pikë), Serbia dhe Kosova me nga 60 pikë, Mali i Zi dhe Shqipëria me nga 67 pikë, ndërkaq më mirë janë vendet si Bullgaria me 79 pikë, Kroacia me 84 pikë, Greqia me 86 pikë dhe Sllovenia me 95 pikë.

Një poen më shumë për Maqedoninë e Veriut është regjistruar në kategorinë “të drejta politike”, ndërkaq “liritë civile” në RMV nuk kanë ndryshuar.

Raporti “Liria në botë” shënon 50 vjet nga ekzistimi, ndërkaq konkluza kryesore për vitin 2023 është se liritë në botë sërish janë në rënie edhe atë për 17 vite me radhë.

“Lufta agresive e Moskës ka sjellë në krime të tmerrshme ndaj të drejtave të njeriut në Ukrainë. Grusht-shtetet e reja dhe përpjekjet tjera për të rrëzuar autoritetet e zgjedhura i kanë destabiluar Burkina Fason, Tunisin, Perun dhe Brazilin. Grusht-shtetet në vitetet paraprake dhe represioni i cili vijon, kanë vazhduar t’i shkelin liritë e njeriut në Guine dhe t’i kufizojë ato në Turqi, Mianmar dhe Tajlandë”, thonë mes tjerash nga “Freedom House”.

Ata shtojnë se 34 shtete kanë shënuar përmirësim, ndërkaq 35 të tjera kanë shënuar regres të lirisë.

Freedom House, liria në botë 2023: Me ngjyrë vjollcë janë vendet jo të lira, ngjyrë të verdhë janë vendet pjesërisht të lira, ndërkaq me ngjyrë të gjelbër janë vendet e lira

“Përmirësimet janë më së shumti për shkak të zgjedhjeve konkurruese dhe tërheqjes së restrikcioneve të vendosura për shkak pandemisë, të cilat kanë ndikuar në lirinë e lëvizjes dhe tubimeve. Dy shtet, kanë shënuar përmirësim në statusin e tyre të përgjithshëm nga “pjesërisht të lira” në “jo të lira”, thuhet në raport.

Vendet më të lira këtë vit janë Suedia, Finlanda dhe Norvegjia, të cilat kanë 100 pikë maksimale, ndërkaq në mesin e dhjetë shteteve janë edhe Zelanda e Re me 99 pikë, Kanada 98, Irlanda, San Marino, Luksemburg, Holanda dhe Danimarka me nga 97.

Në fund të listës janë Tibeti, Sudani Jugor dhe Siria, të cilët kanë nga 1 pikë, në top dhjetëshen e shteteve jo të lira, atyre ju bashkohen edhe Turkmenistani, Donbasi Lindor, Koreja e Veriut, Eritreja, Sahara Perëndimor, Krimeja dhe Guineja Ekuatoriale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button