Në “listën e zezë” amerikane në muajt e ardhshëm mund të shohim edhe dy emra tjerë, paralajmëroi Ambasadorja Ageler

Ekzistojnë disa lloje të sanksioneve që SHBA-ja i vendosë. Këto lista janë mjaft dinamike, sepse korrupsioni në shumë forma të veta ndodhë çdo ditë, raporton MIA. Kjo kërkon kohë dhe hulumtim, në mënyrë që të sigurohemi se nuk do të vendosim dikë në listë, së cilës nuk i takon. Besoj se në disa muajt e ardhshëm do të shohim një apo dy emra dhe ai do të jetë proces që do të vazhdojë, deklaroi ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për “listën e zezë” amerikane.

Ageler pas vizitës së sotme në Qendrën hulumtuese pranë Prokurorisë themelore publike Shkup, theksoi se nuk ka një listë, dhe se ekzistojnë disa lista të cilat bëhen dhe vazhdimisht përditësohen në Uashington.

“Këto lista janë mjaft dinamike. Ai është një proces i vazhdueshëm, sepse korrupsioni në shumë format e veta ndodhë çdo ditë. Ka njerëz të cilët ia vlejnë të shqyrtohen, dhe meqenëse sistemi në Uashington është veçanërisht i kudjesshlm në aspektin juridik, kërkon kohë dhe kërkon hulumtim të krimeve të përfolura, në mënyrë që të sigurohemi se nuk do të vendosim dikë në listë, së cilës nuk i takon. besoj se në disa muajt e ardhshëm do të shohim një apo dy emra dhe ai do të jetë proces që do të vazhdojë”, deklaroi Ageler.

Sipas Ageler, ai është proces që nuk përfundon dhe diçka për çka Ambasada e SHBA-së është në kontakt të vazhdueshëm me Uashingtonin dhe do të vazhdojë të punojë çdo ditë.

“Ekzistojnë disa lloje të sanksioneve që SHBA-ja i vendosë. Disa janë financiare, dhe mund të jenë poisaçërisht efikase, prëderisa disa të tjera janë të lidhura me viza dhe mekanizma të tjerë”, sqaroi Ageler.

Në Uashington, theksoi Ageler, po shqyrtohen të gjitha format e mundshme dhe një person mund të gjendet nën disa kategori të sanksioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button