Taulant Seferi e ardhmja e futbollit evropian (Intervistë)

Njëri nga talentët më të mëdhenj në Maqedoni, 17-të vjeçari Taulant Seferi (Sulejmanov) nga Kumanova i cili nga Janari i vitit të ardhshëm do të paraqitet për skuadrën zvicrane ‘Young Boys’, në një intervistë për Portalb flet rreth fillimit të karierës së tij si futbollist, trasferimin e tij tek Young Boysi dhe cilën ekipë e përkrah ai në këtë botëror.

17-të vjeçari i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Rabotniçkit , vetëm pak javë më parë hyri edhe në historinë e futbollit të Maqedonisë, si futbollisti më i ri që ka luajtur për Maqedoninë.

Intervistoi: Zekirja Mexhiti

PORTALB: Taulant, na tregoni kur filluat të merreni me futboll, cfarë ju shtyu?

Taulant Sulejmani: Me futboll kam filluar të merrem prej moshës 7 vjeçare kur dhe fillova të stërvitem në shkollën futbollistike të Milanos në Kumanovë. Po si të them, më shtyu të merem me futboll talenti im që të tjerët e kanë vlerësuar mirë dhe besoj që tani me sukses jam duke vazhduar.

Taulanti Seferi 3

PORTALB: Debutimin e parë si futbollist profesionist e kishe para këtij viti në ndeshjen e Kupës kundër Novacit, na trego si u ndjeve ne ato momente?

Taulant Sulejmani: Po është e vërtet se ishte debutimi i parë si futbollist profesionit në klubin ku jam unë aktualisht pra me Rabotniçkin, dhe nuk e di si ta përshkruaj, të themi se në atë ndeshje kisha pak emocione. Megjithatë kjo ishte një ndeshje e mirë për mua.

PORTALB: Taulant, tani më je pjesë e kombëtares së Maqedonisë, dhe atë si lojtari më i ri që ka debutuar me kombëtaren. Është vështirë të jesh mes tyre?

Taulant Sulejmani: Po besoj se është mjaftë vështirë pasi aty ke lojtarë të cilët luajnë në ekipe të mëdha. Për shembull e kemi Agim Ibraimin i cili është në Seria A dhe shumë e shumë të tjerë. Do kisha thënë se mirë jam adaptuar shpejtë me ato lojtarë dhe besoj se do të vazhdoj kështu.

PORTALB: Nëse eventualisht merrni ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë, a do të pranonit të luani për atë?

Taulant Sulejmani: Në jetë asgjë nuk i dihet, më mir do thoja këtë gjë ti’a lëmë kohës.

PORTALB: Vetëm pak javë më parë kompletuat transferimin tuaj në skuadrën zvicerane Young Boys, mund të na japësh pak detaje rreth transferimit?

Taulant Sulejmani: Po unë vetëm pak javë më parë kompletova transferimin tim në klubin zviceranYoung Boys. Dua të falënderoj menaxherët e mi Shkumbin Qormemeti dhe Haris Fakiç të cilët kanë bërë një punë të madhe për mua dhe shpresoj të vazhdoj me këtë formë për të shpërblyer mundin e tyre.Taulanti Seferi 2

PORTALB: Çfarë mendimi keni për kampionatin maqedonas?

Taulant Sulejmani: Kampionati maqedonas nuk është shumë i fuqishëm. Por, për talentët e rinj është superior, ata munden ta tregojnë talentin e tyre dhe mendoj se për hapat e parë të një futbollisti është i mirë. Sipas meje, skuadra ime Rabotniçki është skuadra më e fortë, pasi jo rastësisht ne e fituam edhe kupën e Maqedonisë edhe titullin. Po ka edhe skuadrat tjera, futbolli në Maqedoni ka filluar të zhvillohet shumë, e kemi Shkendijën që ka lojtar të mëdhej po ashtu edhe Vardari që kanë sponzorë të mëdhej. Sinqerisht shpresoj që një ditë kampionati i Maqedonisë të bëhet si një kampionat evropian.

PORTALB: Cili është lojtar i juaj i preferuar dhe cilën skuadër e përkrahni në Botërorin e sivjetmë?

Taulant Sulejmani: E preferoj shumë Cristiano Ronaldon, dhe jo rastësisht është lojtari më i mirë në botë kurse në Botëror e përkrahi skuadrën e Argjentinës e cila besoj se do të triumfojë në këtë Botëror.

PORTALB: Për fund, një mesazh për adhuruesit e futbollit?

Taulant Sulejmani: I kisha këshilluar gjeneratat e reja dhe bashkëmoshatarët mi që të punojnë më shumë, mos ta humbin shpresën pasi vërtet mund të arrijnë edhe atë duke u nisur nga këtu në këtë kampionat të Maqedonisë pasi që është shumë kampionat i mirë për të treguar talentin. Ju them që të merren me sport pa marrë parasysh se çfarë sporti është qoftë futboll, basketboll apo hendboll.Pas intervistes me yllin shqiptar te Young Boysit

PORTALB: Neve s’na mbetet tjetër pos që të të urojmë suksese gjatë hapave të mëtutjeshme.

Taulant Sulejmani: Ju falënderoj edhe juve dhe ju dëshiroj suksese.

Lajme të ngjashme

Back to top button