Faza e zbulimit të vrasjes në Kala akoma është në duar të Policisë, deklaroi kryetari i Prokurorisë

Prokuroria në këtë rast është duke vepruar dhe prokurori kujdestar ka dalë në vendngjarje, ka dhënë udhëzime lidhur me grumbullimin e provave materiale dhe përpunimin e tyre, por faza e zbulimit është në dorën e autoriteteve, në këtë rast MPB-së, deklaroi kryetari i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Gavril Bubevski., raporton MIA.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se deri ku është hetimi për vrasjen në Kala, Bubevski tha se sipas Ligjit për procedurë penale për vepra të tilla së pari organi që duhet të njoftohet është MPB-ja dhe më pas edhe Prokuroria.

“Koordinimin e gjithë kësaj e bën prokurori publik, megjithatë funksioni i zbulimit dhe mënyra në të cilën do të arrijnë në një gjurmë të caktuar apo njohuri megjithatë është punë kriminalistike për të cilën më shumë njohuri ka policia”, deklaroi Bubevski.

Atë që duhet të japë prokurori publik, theksoi Bubevski është dhënë dhe kjo është e gjitha që mund ta them për momentin.

I pyetur se deri ku janë hetimet për vrasjet e mëparshme si ajo në rrugën “Ruzvleltova”, Bubevski tha se të gjitha vrasjet e pazbardhura nuk janë lëndë të mbyllura dhe për to po mblidhen materiale.

Qendra hetimore pranë Prokurorisë Themelore Publike-Shkup është përafërsisht e ekipuar dhe vitin e kaluar kemi pasur rreth 150 lëndë që punojnë në të, deklaroi kryetari i Prokurorisë Themelore Publike-Shkup, Gavril Bubevski.

Në Qendrën hetimore tani punojnë edhe pesë hetues, ndërsa sipas Bubevskit në këtë moment nevojiten edhe tre hetues të cilët duhet të rekrutohen.

Çfarë flitet për rastin?

Sipas TV Telma në media, vrasësit me “Audi6” kanë hyrë në lokal dhe kanë bërtitur: Bastisje, policia. Pas çka janë ngjitur në katin e dytë të lokalit, në një zyrë të mbikëqyrjes dhe aty i kanë gjetur Krivanjevën dhe Isenin dhe i kanë gjuajtur me armë.

Mediumi DW në gjuhën maqedonase, incidentin e mbrëmshëm e lidh si vijimësi të hakmarrjeve mes narko-grupeve rivale në Shkup.

“Luftë për sundim në tregun e narkotikëve, hakmarrje dhe llogari të papastruara mes anëtarëve të grupit “Bellanoca” nga Hasanbegu dhe konkurrentët e tyre nga Gërçeci – jozyratrisht, këto janë arsyet për incidentin e mbrëmshëm në Çarshi të Shkupit”, shkruan DW.

Rivaliteti mes grupeve kriminale fillon prej vitit 2010, kur “kronika e zezë” fillon të mbushet me incidente, vrasje dhe gjuajtje bombash mes klaneve të ndara.

Përleshjet janë ashpërsuar kur në nëntor të vitit 2013-të është vrarë 46-vjeçari Xhelal Ajeti në çajtoren e tij “Te Xhela” në Hasanbeg. Sulmi ndaj tij është i ngjashëm me të mbrëmshmin. Vrasësi, i maskuar dhe me armë ka hyrë në çajtore dhe e ka vrarë Ajetin me 30 plumba. Ajeti asokohe ishte i fajdexhi i njohur dhe figurë me ndikim në nëntokën e drogës.

Paraprakisht, në vitin 2005, si pasojë e plagës së marrë nga arma e zjarrit ka vdekur vëllai i tij, Nexhmedin, ndërkaq në shtator të vitit 2018-të është vrarë edhe vëllai i tij Naim Bellanoca duke lëvizur në një automjet në rrugën “Ruzveltova” të Shkupit.

Kjo në nëntokën është llogaritur se grupi “Bellanoca” e ka humbur primatin e tregut të narkotikëve. Por, në vitin 2019-të ka vijuar përleshje e re, kur pesë persona të maskuar kanë dalë nga një automjet dhe kanë gjuajtur drejt restorantit në hotelin “Aleksandar Pallas, ku kanë qëndruar rivalët e “Bellanocës”.

Gjatë sulmit në Aleksandar Pallas, një polic i cili ka qenë me rroba civile dhe ka qenë duke qëndruar me grupin në tavolinë, ka parandaluar që sulmi të jetë fatal. Ai ka nxjerrë pistoletën zyrtare dhe ka gjuajtur në drejtim të sulmuesve. Rasti nuk u zbardh.

Sulmuesit janë larguar me xhip “Tuareg” i cili ka pasur targa të vjedhura, ndërkaq Policia e ka gjetur automjetin të djegur në periferi të Shkupit. Kjo përplasje, llogaritej se ishte për tregun e kokainës.

Në grupin e sulmuar, përveç Jeton Krivanjevës, ishte edhe Kamer Idrizi, i cili u vra në maj të vitit 2021, në një atentat duke lëvizur me makinë. Një vjet më vonë dy sulmues të armatosur me pushka automatike kanë hyrë në një çajtore në rrugën “Braka Rexhepagiq” në afërsi të Shkollës Fillore “Imri Elezi” të Çairit të Shkupit dhe e kanë vrarë Jonuz Idrizin, vëllaun e Kamerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button