“Zgjidhja e kaosit të trafikut në Qendrën Klinike në Shkup”, Mexhiti prezantoi prioritetet si ministër

Ministri i ri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka ndarë sot prioritetet e programit të tij në të cilat do të fokusohet gjatë mandatit të tij si i pari i Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Si prioritet të parë ai e ka vendosur zgjidhjen e kaosit të trafikut rreth Qendrës Klinike.

“Në programin tonë prioritet i parë do të jetë zgjidhja e kaosit të trafikut në Qendrën Klinike. Jemi konsultuar me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara që ta zgjidhim sa më shpejt. E dyta është azhurimi i listës pozitive, e cila nuk është përditësuar prej më shumë se 10 vitesh. Ne do t’i kushtojmë një fokus të veçantë kësaj dhe do t’i kontrollojmë të gjitha ligjet, aktet nënligjore, rregulloret dhe gjithçka tjetër që duhet që të bëhet”, tha Mexhiti.

Si prioritet tjetër, ai ka përmendur metodat inovative për mjekim dhe trajtim si dhe rritjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë.

Mes tjerash ai theksoi se rëndësinë e realizimit të projekteve për Qendrën e re urgjente të triazhit të mjekësisë interne, ndërtimi i Qendrës së re Klinike dhe rajonalizimi i infrastrukturës shëndetësore në vend. Dhe se për këto siç theksoi ai në program ka projekt të detajuar për realizimin e tyre.

Kujtojmë që disa prej prioriteteve të Mexhitit janë përmendur edhe nga paraardhësit e tij, mirëpo problemet mbetën të pazgjidhura.

Fatmir Mexhiti erdhi në krye të Shëndetësisë pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri ku zëvendësoi ministrin paraprak Bekim Sali nga Alternativa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button