Zaev: Opozitë nuk mund të jenë partitë pa asnjë deputet

Në një intervist për Radion Evropa e Lirë, thotë se nuk mundet që partitë të cilët nuk kanë fituar asnjë deputet ose që kanë fituar vetëm një deputet të jenë përfaqësues kredibil të opozitës në formacionin parlamentar. Kjo sipas tij mund të jetë vetëm kulmi i absurditetit. Zaev ka theksuar se opozita është jashtë Parlamentit, por jo edhe jashtë shtetit.

Lidhur me dështimin për të formuar një qeveri teknik, pas dorëzimit të mandateve, Zoran Zaev thotë se LSDM ëhstë konsekuente në qendrimet e saja, për ta kthyer vendin në një shtet normal ku do të funksionojë demokracia, liria dhe shteti juridik.

Qeveria ka akuzuar gjithnjë opozitën për rolin dekstruktiv të saj që ka ndikuar edhe në proceset integruese vecanërisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Në këtë aspekt Zaev thotë se armiku më i madh i Maqedonisë është qeveria e saj e cila pas cdo cikli zgjedhor dhe me të gjitha veprimet e saj i jep shans Greqisë, por edhe BE-së që të mendojnë për tërheqjen e rekomandimit për fillimin e bisedimeve.

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev hedh posht çdo mundësi për pjesmarrjen e kësj partie në zgjedhjet eventuale plotësuese. Për këtë ai thotë se nuk ka asnjë bazë ligjore dhe kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare për plotësimin e vendeve të shprazura.

“Sot nuk ka institucione shtetërore, gjithkund është partia VMRO-DPMNE, në vendin tonë gjithçka është e mundur nga ana e Gruevskit duke përfshirë edhe krijimin e një opozitë tjetër në mungesë të LSDM-së”, thotë Zoran Zaev.

 Megjithatë, thotë ai, kjo nuk mund të kalojë te qytetarët, sepse dihet s ekush opozita në vend dhe kush jo.
Lidhur me paralajmërimet e Gruevskit për ngritjen padisë për rastin “Banka e Maqedonisë”, Zaev thotë se deri sa ai nuk deklarohet nëse zëri që dëgjohet është tij apo jo, kjo tregon për një situatë absurde.

“Ne disa herë kemi theksuar se ka humbur besimi në institucionet e drejtësisë, sepse praktika e viteve të kaluara e ka treguar këtë”, thotë Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button