Atentati ndaj Nord Stream 2: Ukraina nuk pranon përfshirjen

Kievi hedh poshtë çdo lloj pjesëmarrjeje në atentatet ndaj gazsjellësit Nord Stream 2. Sipas raportimeve të një grupi mediatik të ARD, SWR dhe “Zeit” pas investigimeve të caktuara, gjurmët e atentatit të çojnë në Ukrainë. Bazuar në të dhëna të shërbimeve sekrete thuhet, se përgjegjës mund të jetë një grup proukrainas. Në shtator 2022 pati shpërthime në gazsjellësit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 duke i dëmtuar rëndë, transmeton DW.

Këshilltari i zyrës së presidentit ukrainas, Myhajlo Podoljak e hodhi poshtë me vendosmëri përfshirjen e Ukrainës. Ukraina nuk të bëjë aspak me incidentin në Detin Baltik dhe nuk ka informacione për grupe sabotazhi proukrainas. Nga pala amerikane drejtori i komunikimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Kirby iu referua vetëm hetimeve që janë në vazhdim në Gjermani nga Prokuroria e Përgjithshme si edhe në Skandinavi. “Ne besojmë se ka qenë një akt sabotazhi”, tha Kirby. Por në fillim duhet të presim përfundimin e hetimeve. Vetëm më pas mund të flasim për veprimin e mëtejshëm.

Një ekip misterioz

Sipas raportimeve në media hetuesit nuk kanë gjetur të dhëna, se kush e ka dhënë porosinë për një shkatërrim të tillë. Ata kanë zbuluar vetëm një jaht që mund të jetë përdorur për atentatin në Detin Lindor. Jahti është marrë me qira nga një firmë me qendër në Poloni, që “me gjasë i përket dy ukrainasve”. Përveç kësaj një ekip i përbërë nga një kapiten, dy polumbarë, dy asistentë polumbarë dhe një mjeke e kanë çuar lëndën eksplozive në vendin e ngjarjes. Se çfarë kombësie kanë këta persona nuk dihet ende. Sipas raportit hetimor ata kanë pasur pasaporta të falsifikuara.

Autoritetet kanë zbuluar po ashtu, se jahti është nisur para shpërthimit nga Rostoku gjerman. Më pas ata kanë qëndruar në Viek am Dars, në Rygen dhe në ishullin danez Kristianso në verilinje të Bornholmit, pranë vendit ku ndodhi atentati tek gazsjellësit. Rusia i vlerësoi raportimet në media në lidhje me hetimet e sabotazhit ndaj Nord Stream 2 si përpjekje për të hequr vëmendjen nga organizatorët e vëtetë. “Ky është thjesht një mjet për të hequr dyshimin nga postet zyrtare qeveritare që kanë dhënë porosinë dhe kanë koordinuar atentatet në Detin Baltik dhe për ta çuar atë tek disa persona abstraktë”, ka deklaruar ambasadori rus në Kombet e Bashkuara në platformën e tij në Telegram. “Ne nuk mund dhe nuk duam të besojmë në paanshmëinë e rezultateve të shërbimeve amerikane.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button