Hashim Thaçi ju përshëndet me një grusht qershi (Video)

Hashim Thaçi, nuk është duke folur më për zgjedhjet. Ai tani çdo postim të tij në Facebook po e bënë në tema të ndryshme. Kësaj radhe ka vendosur të flas për qershitë dhe këngët e rinis të tij.

Ja çfarë ka shkruar ai në Facebook.

“Besoj që shumë prej jush e dinë që muaji qershor e ka marrë emrin nga qershitë, sepse ky është muaji kur këto fruta të shijshme piqen e vilen.

Prandaj, dua t’ua uroj punën e mbarë të gjithë bujqve kosovarë që janë duke vjelë qershitë në këtë periudhë. Pemëtaria ka potencial të madh zhvillimi në Kosovë, prandaj para pak muajsh kemi hartuar një strategji të posaçme për këtë sektor dhe kemi planifikuar që ta mbështesim fuqimisht në të ardhmen.

Ndërkaq, tek shkruaj për qershitë më vjen në mendje një ndër këngët e mia të preferuara të rinisë me të cilën ju përshëndes”.

Lajme të ngjashme

Back to top button