Shtetet me të cilët kryen më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut në dallimin ndërmjet importit dhe eksportit shënon një deficit tregtar prej 227.8 milionë euro vetëm në muajin janar, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar të vitit 2023, është 621 120 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar është 848 978 000 euro, që është për 5.0 % më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Maqedonia e Veriut në krahasim me vitin e kaluar, ka shënuar rritje të eksportit për 13.7 %, ndërsa importi është rritur për 5 %.

“Në periudhën janar të vitit 2023, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Sërbinë dhe Kinën”, raportoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button