Bordit te Chelsea i mbaroi durimi

Chelsea po kërkon të nënshkruajë me ish-trajnerin e Spanjës dhe Barcelonës, Luis Enrique. Pronari amerikan Ted Boehly ia dha mundësinë Graham Potter, madje shpenzoi qindra milionë për të bërë një superekip, por trajneri nuk po sjell ende rezultate tek Chelsean, raporton Klan.

Ka pasur një mori emrash të lidhur me një lëvizje në Stamford Bridge në javët e fundit, me Zinedine Zidane, Hansi Flick dhe madje edhe José Mourinho.

Tani është mësuar se Luis Enrique ka vendosur të kthehet në drejtimin e një klubi pas një eliminimi të kombëtares spanjolle në Katar, dhe klubi Londinez mund të nënshkruajë me menaxherin spanjoll.

Chelsea dëshiron t’i besojë spanjollit edhe pse Potter nuk e kishte kohën e mjaftueshme për të sjellë ndryshime në rezultate dhe lojë. Bordi dëshiron sukses dhe ka shpenzuar shumë para për ta arritur atë, kështu që nëse rezultatet vazhdojnë të jenë të dobëta, atëherë mund të shohim shkarkimin e teknikut aktual.

Enrique ka fituar shumë trofe, dhe shihet si mundësia më e mirë për të zëvendësuar Potter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button